Poezi nga: Óscar Hahn Përktheu: Maksim Rakipaj

Bëra provë vdekjen si kostum
por hë për hë më rri ca i madh


Dhe kam frikë
mos më rritet shtati
sa të arrijë masën e vdekjes

kur të gjitha do të më rrinë pas shtatit si duhet:
këpucët mirë
këmisha për bukuri

sipas masës së kostumit.