LAJMI I FUNDIT:

Kostiq: Gjendja e sigurisë në Graçanicë është alarmante

Kostiq: Gjendja e sigurisë në Graçanicë është alarmante

“Gjendja e sigurisë në komunën e Graçanicës është alarmante”. Kështu së paku tha kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, cili sot mori pjesë në një protestë të organizuar prej qytetarëve të fshatrave të kësaj komune.

Kostq pohoi se problemi rreth sigurisë në komunën e Graçanicës është i njohur dhe se ka pasur takime edhe me Komitetin e Sigurisë, transmeton Telegrafi.

“Rreth situatës së brishtë të sigurisë kemi alarmuar tash e sa muaj. Ne kemi kërkuar raportet rreth rasteve kriminale, të cilat nuk kanë filluar as të hetohen. Pas kësaj, asamblistët e Kuvendit të Komunës së Graçanicës me unanimitet, ashtu sikur në muajin qershor, kanë vendosur të fillojnë procedurën për kërkimin e shkarkimit të udhëheqjes së stacionit të policisë në Graçanicë”, tha Kostiq.

Protestuesit kanë kërkuar mbajtjen urgjente të mbledhjes së Komitetit të Sigurisë së Komunës.

“Që në fillim të javës së ardhshme, përmes kësaj urdhërese do të thërrasë një takim urgjent me të gjithë qytetarët për të njoftuar rreth hapave të ndërmarra prej anës së komunës në lidhje me fushën e sigurisë si ndërsa institucionet përgjegjëse të sigurisë duhen të japin përgjigje për shqetësimet tona”, tha Kostiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori