Loret Sadiku nuk ka qenë me fat në ndeshjen e fundit kundër Basaksehir ku ka pësuar një lëndim.

Mbrojtësi që mbron ngjyrat e Kasimpasa është lënduar dhe pritet të mungojë 4-6 javë.


Sadiku është lënduar në minuta e 90-të dhe e ka lëshua fushën me barelë.

“Mjeku i klubit Cem Ergenç pas incizimit të thellë tha se ka vrejtur një lëndim në gjurin e majtë dhe kjo mund ta mbajë atë 4-6 javë jashtë fushës”, shkruajnë mediat turke.

Djaloshi nga Prishtina pritet të mungojë në ndeshjen që Kosova e zhvillon kundër Kroacisë në Shkodër.

Ai kishte munguar edhe kundër Finlandës shkaku i formës së tij jo të mirë nga lëndimet. /Telegrafi/

telegrafi sport app