LAJMI I FUNDIT:

Kosovari e ther me thikë gruan e tij në Zvicër

Kosovari e ther me thikë gruan e tij në Zvicër

Një shtetas kosovar i moshës 32 vjeçare ka goditur me thikë gruan e vet me ç`rast i ka shkaktuar plagë të rënda në qafë. Sulmi ka ndodhur të hënën në Morges (Morzh), Kantoni Vaud, shkruan blick.ch.

Policia e Kantonit Vaud ka njoftuar se pasditen e të hënës në Morges kishte ndodhur një grindje e ashpër. Policinë e kishin alarmuar rreth orës 16.40, transmeton albinfo.ch. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policët gjejnë një kosovare të moshës 28 vjeçare të plagosur rëndë. Ajo ishte e shtrirë para hyrjes së shtëpisë në të cilën banonte.


Kalimtarët e rastit i kishin dhënë viktimës ndihmën e parë dhe pastaj ajo është dërguar në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën .

Një zëdhënës policie ka thënë për gazetën se atë e kishte plagosur në qafë duke e goditur me thikë bashkëshorti i saj, 32 vjeçar, përcjell albinfo.ch. Në njoftimin për media sulmi identifikohet si tentim vrasjeje.

Sipas njohurive të para, dy personat, të dy kosovarë, ishin të martuar por jetonin prej disa muajsh të ndarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori