LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët vdesin më së shumti nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoret, statistikat nga ASK-ja

Kosovarët vdesin më së shumti nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoret, statistikat nga ASK-ja

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë muajit dhjetor ka publikuar “Statistikat Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë 2016 dhe 2017”.

Sipas këtyre statistikave të publikuar, gjatë vitit 2016 në Kosovë kanë vdekur 9 mijë e 245 persona, 5 mijë e 300 ishin meshkuj, kurse 3 mijë e 945  femra, shkruan Telegrafi.

Sipas kodifikimit të shkakut të vdekjes, në Kosovë vendin e parë e zënë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, vendin e dytë e zënë tumoret, vendin e tretë e zënë grupi i sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes etj. 

Nga gjithsej vdekje të raportuara në vitin 2016, 80,3% janë të koduara (me diagnozë) ndërsa, 19,7% të pa koduara (pa diagnozë).

Statistikat e plota mund t’i shihni KËTU:

Viti 2017, numri i të vdekurve 9 mijë e 670

Në vitin 2017 në Kosovë kanë vdekur 9 mijë e 670 persona, 5 mijë e 455 ishin meshkuj, kurse 4 mijë e 215 femra. Nga vdekjet e raportuar për vitin 2017, 77.9 ishin të koduara (me diagnozë) ndërsa 22.1 ishin të pa koduara ( pa diagnozë).

Edhe në vitin 2017, vendin e parë e zënë sëmundjet e qarkullimit të gjakut, ku numri i të vdekurve nga kjo sëmundje është 4 mijë e 649, vendin e dytë e zënë tumoret, në vendin e tretë janë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, shkruan Telegrafi.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar edhe një tabelë për vitin 2014, 2015 për klasifikimin e grupeve të sëmundjes, të cilën mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori