Konsumatorët kosovarë blejnë rreth 50 milionë litra qumësht e produkte të qumështit me bazë vajin e palmës indoneziane dhe malajziane, pa qenë të informuar rreth përmbajtjes së tyre. Konsumatorët bien pre e çmimeve më të lira, që këto produkte kanë.
Shoqata e Qumështarëve të Kosovës e ka ngritur disa herë zërin rreth kësaj dukurie.
Sipas Ramadan Memajt – Kryetar i Shoqatës së Qumështorëve të Kosovës, shteti nuk e ka rregulluar importin e yndyrës bimore dhe dedikimin.
“Çështja rëndohet kur këto prodhime hyjnë edhe jashtëligjshëm”, thotë Mema.
Ai thotë se qytetarët po blejnë produkte të qumështit, në emër të qumështit, kosit, djathit të mirëfilltë e në fakt nuk kanë informacion se të gjitha këto, nën logon e disa firmave, brendeve, janë të prodhuara me bazë vajin e palmës. “Tragjedia e kësaj rëndohet nëse e bëjmë një llogari, ku brenda një viti Kosovës i plasohen në treg 50 milion litra qumësht i tillë. Kjo do të thotë rrënim i sektorit të qumështit dhe drejtpërdrejt rrënim i shëndetit të konsumatorit”, deklaron Mema.
Konsumatorët shumë pak janë të informuar me këtë fenomen. Shemsi Pishtani thotë se pak ka dëgjuar për këtë gjë.
“Që shitet qumështi me bazë vajin e palmës, këtë e besoj. Në Kosovë dihet se mungon kontrolli. Për vete nuk rrezikoj me produkte të dyshimta, andaj jam konsumator i produkteve nga ‘Vita’. Por kjo problematikë duket më serioze se sa që paraqitet. Shteti duhet të kryejë punë”, përfundon Pishtani.
Për këtë çështje ka reaguar edhe Oda Ekonomike e Kosovës. Kryetari i saj, Safet Gërxhaliu thotë se me vëmendje po e përcjellin këtë shqetësim mbi të cilin kërkojnë veprim e fjalë.
“Nëse lejohet import i vajit të Palmës në mënyrë të pakontrolluar, atëherë ne mendojmë se po sulmohet njëri ndër sektorët më të fuqishëm të bujqësisë kosovare, çfarë është sektori i prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit. Prandaj në këtë drejtim kërkojmë më shumë transparencë dhe mbi të gjitha të dëshmohet se për ekonomi dhe procese ekonomike të mos flitet por të veprohet”, thotë Gërxhaliu.
Mungesa e ligjeve dhe rregulloreve adekuate për këtë dukuri po e dëmton rëndë industrinë e prodhimit të qumështit.
Produktet me bazë vajijn e palmës, përveç përbërjes ushqyese dhe ndikimit të saj në shëndet, po dalin edhe më të lira në treg për shkak të vlerës së ulët që e kanë në vendet e origjinës.
Driton Shkololli, drejtor i prodhimit në Qumështoren “Vita”, thotë se ka kohë që kompania që ai drejton është duke u përballur me këtë problem.
“Ky shqetësim nga ana jonë është ngritur që moti në të gjitha instancat. Kjo gjë, atakon drejtpërdrejt fermerin e qumështit, prodhimet, buxhetin e shtetit e mbi të gjitha konsumatorin”, thotë Shkololli.
Ai thotë se adresim i i duhur i kësaj çështje ka hasur në pengesa me disa nga qumështoret vendore të cilat pothuaj janë identike me produktet e importit me origjinë të ynydrës bimore.
Vaji i palmës ka goditur rëndë edhe veprimtarinë e fermerëve kosovarë.
Besim Kuçi, Kryetar i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë, flet për shqetësimin në rritje.
“Ne i përfaqësojmë mbi 1 500 fermerë të cilët i bashkohen këtij shqetësimi të ngritur. Pra prodhimet e produkteve qumështore, me bazë yndyrën bimore, janë rrezik për shuarjen e fermave, por rreziku më i madh qëndron se me to, çka po konsumojnë dhe çka po blejnë qytetarët”, tha Kuçi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?