Kosova zhbllokon rezultatin - Rexhbeçaj shënon gol të bukur pas asistimit të Gallapenit
Kosova po zhvillon ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Suedisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pas disa rasteve të humbura nga Albion Rrahmani dhe Vedat Muriqi, “Dardanët” arritën më në fund të gjejnë rrugën e golit.
Aksioni u nis nga Dion Gallapeni, i cili asistoi bukur për Elvis Rexhbecajn. Mesfushori kosovar u gjend ballë për ballë me portierin suedez Robin Olsen dhe pas dy tentimeve arriti të tundë rrjetën në minutën e 25-të.
ELVIS REXHBECAJ PUTS KOSOVO AHEAD! 🇽🇰
🇽🇰1-0🇸🇪#KOSSWEpic.twitter.com/qlh4S7jGz9
— Kosovo Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) September 8, 2025
Në këtë mënyrë, Kosova ka kaluar në epërsi 1-0 dhe ka ndezur atmosferën elektrizuese në kryeqytet.
Të besuarit e Franco Fodas po zhvillojnë një ndeshje shumë më ndryshe se sa ajo me Zvicrën. /Telegrafi./


















































