LAJMI I FUNDIT:

Kosova U21 fiton ndaj Moldavisë U21 fal golave të Gashit dhe Krasniqit

Kosova U21 fiton ndaj Moldavisë U21 fal golave të Gashit dhe Krasniqit

Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll ka shënuar fitore ndaj Moldavisë me rezultatin 2-1 në ndeshje miqësore.  

Kjo ndeshje u zhvillua të martën pasdite në Belek të Turqisë. Për Kosovën U21 kjo ishte miqësorja e dytë e zhvilluar këtë muaj.  

Dardanët U21 e dominuan lojën plotësisht nga fillimi dhe arritën të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 7-të, me golin e Medin Gashit.  


Edhe pse Kosova vazhdoi të kontrollojë lojën dhe pati disa raste të tjera për të shënuar, goli i dytë nuk erdhi. Ndërkohë, moldavët arritën t’i barazojnë shifrat posa nisi pjesa e dytë.  

Megjithatë, ky gol nuk i zmbrapsi djemtë dardanë, të cilët  arritën që të rikthehen shpejtë dhe të shënojnë golin e fitores përmes zëvendësuesit Kevin Krasniqi, në minutën e 65-të. 

Në miqësoren e parë, Kosova U21 u mposht nga Turqia me rezultatin 2-1.  

Këto miqësore i kanë shërbyer përzgjedhësit U21 të Kosovës, Afrim Tovërlanit, për ta përgatitur skuadrën për ndeshjet e ardhshme kualifikuese. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Sa para fitojnë gjyqtarët e futbollit në Superligën e Kosovës, ata të rajonit dhe sa në ligat kryesore evropiane

Sa para fitojnë gjyqtarët e futbollit në Superligën e Kosovës, ata të rajonit dhe sa në ligat kryesore evropiane

Superliga
Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Përfaqësueset
Tre numrat që janë në dispozicion për Alexander-Arnold te Real Madridi

Tre numrat që janë në dispozicion për Alexander-Arnold te Real Madridi

La Liga
Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

La Liga
Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet

Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet "akuzave" të çuditshme nga fansat shkaku i syve të tij: Nuk marr drogë, kështu kam lindur

Premier League
Zbulohen detajet e kontratës mes Gasperinit dhe Romës - por trajneri ka një kusht

Zbulohen detajet e kontratës mes Gasperinit dhe Romës - por trajneri ka një kusht

Serie A
Kalo në kategori