LAJMI I FUNDIT:

Kosova U18 në hendboll merr fitore të madhe ndaj Malit të Zi

Kosova U18 në hendboll merr fitore të madhe ndaj Malit të Zi

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur në mënyrën më të mirë paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar.

Të hënën në Ankara të Turqisë, djemtë tanë fituan ndaj Malit të Zi me rezultat 23:20.

Është kjo njëra prej fitoreve më të mëdha të grupmoshave të reja të Kosovës deri më tani.


Kombëtarja jonë ka dominuar nga fillimi. Kishte lojë efikase në sulm, ndërsa edhe mbrojtja ishte në nivel.

Shpejtë Kosova U18 krijoi epërsi prej 6:2. Periudha e parë prej 15 minutash përfundoi 7:4 për Kosovën.

Me lojë të mirë të rinjtë tanë vazhduan edhe në periudhën e dytë, të cilën e fituan 12:9. Pra vazhdimisht mbajtën epërsi të lartë.

Lojtarët e Mali të Zi kërkuan rikthimin e madh në periudhën e tretë. U afruan në tri gola, por pa bërë përmbysje të rezultati.

Kosova ruajti qetësinë në fund për fitoren e vlefshme.

Sot Kosova luan edhe ndaj Irakut.

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

La Liga
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori