LAJMI I FUNDIT:

Kosova U15 fiton miqësoren e parë kundër Shqipërisë U15, Ilir Nallbani debuton me fitore

Kosova U15 fiton miqësoren e parë kundër Shqipërisë U15, Ilir Nallbani debuton me fitore

Kosova U15, e përbërë nga futbollistë të gjeneratës 2008 të përzgjedhur nga projekti “Elite Youth Development U15”, ka shënuar fitore në miqësoren e parë kundër Shqipërisë U15.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Kukës Arena” ka përfunduar me rezultatin 2-1 në të mirë të Dardanëve të rinj.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Shqipërisë, me golin e realizuar nga Blini, në minutën e 15-të.


Megjithatë, me kalimin e minutave të përzgjedhurit e Ilir Nallbanit reaguan dhe arritën të barazojnë rezultatin me golin e Rin Ahmetit, në minutën e 27-të. Me shifrat 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Në vazhdim Kosova e nisi më mirë ndeshjen, kur Rin Ahmeti depërtoi në zonë dhe përfitojë një penallti, të cilën në gol e shndërroi Enkel Ramiqi.

Në minutat e mbetura të ndeshjes djelmoshat e Ilir Nallbanit e menaxhuan mirë lojën dhe nuk lejuan të barazohen shifrat.

Ndeshjen e dytë miqësore këto dy ekipe e zhvillojnë të shtunën po ashtu në Kukës.

Këtu dy miqësore i shërbejnë të dy ekipeve për të testuar lojtarë, që në të ardhmen do të jenë pjesë e ekipit kombëtar.

Kjo ndeshje ishe debutim i Ilir Nallbanit dhe stafit të tij.

Në trend Sport

Më shumë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Premier League
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Premier League
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Kalo në kategori