Kosova U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani triumfon në turneun “UEFA Development” të mbajtur në Maltë

Kombëtarja e Kosovës U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani e ka përmbyllur me sukses turneun “UEFA Development” që u zhvillua gjatë kësaj jave në Maltë. Pas fitoreve me Estoninë (2:1) dhe me Gjibraltarin (0:0, 4:3 në penallti) Dardanët U15 kanë shënuar fitore edhe kundër nikoqires së turneut, Maltës, me rezultat 1:0, duke siguruar pozitën e parë me 8 pikë. Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen kundër vendasve dhe radhiti disa raste.

Eris Balaj ishte sërish kërcënues me një gjuajtje nga vija e 16-metërshit, por sërish portieri vendas ishte në nivel të detyrës. Megjithatë, goli erdhi përfundimisht në minutën e 38-të Eris Balaj shfrytëzoi një asistim të Sylajt për ta dërguar topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë Malta e kërkoi golin e barazimit, por Kosova arriti ta menaxhojë mirë lojën deri në fund. Siç e cekëm më lartë, Kosova e ka mbyllur grupin si e para me 8 pikë./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































