Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Anna Bjerde, në javën e takimeve pranverore në Washington kanë nënshkruar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme (DPF) në vlerë prej 51 milionë euro.
Në njoftim thuhet se me këtë mbështeten prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik.
Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar, ministri Murati u shpreh se reformat e mbështetura nga ky program riafirmojnë faktin se strategjia është e ngritur mbi themele të qëndrueshme fiskale dhe është në funksion të zhvillimit afatgjatë, duke konfirmuar edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë në realizimin e këtyre objektivave.
Në njoftimin për media të Ministrisë së Financave bëhet se e ditur se zëvendëspresidentja Bjerde u shpreh se Kosova ka nevojë për rritje të shpejtë e të qëndrueshme ekonomike që krijon vende të reja pune, andaj reformat që vijnë nga kjo marrëveshje do ta ndihmojnë vendin në rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe do ta përmirësojë jetën e qytetarëve.
“Në këtë kontekst, mekanizmi DPF do të mbështesë masat që synojnë rritjen e transparencës në menaxhimin e financave publike në raport me menaxhimin e borxhit publik. Po ashtu, programi mbështetë përmirësimin e kushteve të të bërit biznes për sektorin privat, duke thjeshtësuar procedurat për inspektime dhe duke zvogëluar barrën administrative për bizneset. Tutje, me anë të këtij programi, ka filluar edhe krijimi i bazës që mbështetë investimet në energji të ripërtëritshme, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet më tej në njoftim.
Ministri Murati bashkë me delegacionin është duke qëndruar këtë javë në Washigton DC për takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bashkëpunimi i ngushtë është çelësi drejt bërjes realitet të integrimit ekonomik rajonal
Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa” të Czesław Miłosz-it
Cilësi e lartë, çmime të ulëta, me shumë KM – Petrol Company, partneri juaj i besuar!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?