Në Kosovë, temperaturat kanë filluar të bien ndjeshëm krahasuar me javën e kaluar, pasi tashmë kanë shënuar vlera nën zero.

Mjegulla ka mbuluar vendin tonë, ndërsa autoritetet rekomandojnë që personat me shëndet të dobët të mos ekspozohen gjatë në këtë ajër.



Foto: Ridvan Slivova

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale për sot, e hënë, 15 dhjetor 2025, do të jenë -4°C, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 8°C, raporton Telegrafi.

Dita më e ftohtë pritet të jetë nesër, e martë, kur temperatura minimale do të shkojë deri në -6°C.

Policia e Kosovës ka bërë apel që vozitësit t’u përshtaten kushteve atmosferike, pasi mjegulla dhe ngricat në asfalt e kanë ulur ndjeshëm sigurinë në rrugë.

Tashmë, disa komuna të Kosovës kanë filluar mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, duke vendosur zhavor të imët për të ofruar më shumë siguri në komunikacion. /Telegrafi/



Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova