Janë bërë më shumë se tri vite që kur Kosova nuk ka Ligj për Investimet Strategjike. Ndërkaq, Projektligji për Investime të Qëndrueshme i miratuar në muajin janar të këtij viti nga Qeveria e Kosovës ende nuk është shqyrtuar në parim në Kuvend për miratim.
Të shqetësuar nga mungesa e këtij ligji shprehen përfaqësues të odave ekonomike. Sipas tyre, duhet që sa më parë ky Ligj të kalojë në Kuvend, në të kundërtën vendi po humb investitorë të huaj të shumtë.
Ndërsa, partitë opozitare konsiderojnë se miratimi i një Ligji për Investime Strategjike në vend është i domosdoshëm, porse me ndryshime nga ai që është miratuar nga Qeveria. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës ka ngecur në miratimin e këtij Ligji. Ndërkaq, nga pozita thonë se ky ligj është në rend të ditës në seancën e parë që do ta mbajë Kuvendi.
Kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skënder Krasniqi deklaron se me urgjencë duhet që Kuvendi ta miratojë Ligjin për Investime të Qëndrueshme.
Krasniqi thotë se është nevojë që ky ligj t’i përshtatet bizneseve, pasi sipas tij, ligji i mëhershëm ka pas shumë mungesa e pengesa të ardhjes së investitorëve të mëdhenj.
“Ky Ligj ka disa vite që është dashtë të vazhdohet dhe të ndryshohet dhe fatkeqësisht është shtyrë shumë. Kjo është një nga urgjencat më të mëdha që i duhet Kosovës në mënyrë që të nxisim investime vendore dhe të huaja për të pasur mundësi tërheqjen e këtyre investimeve dhe mundësinë që investimet që janë duke pritë me vite, të cilat fatkeqësisht një pjesë e madhe janë kthyer nga ligji i mëhershëm për investime strategjike të mund të jepet mundësi të kthehen. Pra, është një urgjencë, por edhe nevojë që ky ligj të jetë një ligj që i përshtatet bizneseve, jo si ligji i mëhershëm, për shkak se ai ligj ka pas shumë mungesa e pengesa të ardhjes së investitorëve edhe të mëdhenj. Po shpresojmë se në këtë ligj, Qeveria do të ketë një bashkëpunim më të madh me dhomat e tregtisë në mënyrë që ligji të jetë funksional dhe sa më i efektshëm”, thotë Krasniqi.
Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë se Qeveria është vonuar në procedimin e këtij ligji.
“Është shumë e nevojshme që të procedohet më shpejtë Projektligji i ri për investime të qëndrueshme. Është një ligj i mirë punuar, shumë më i avancuar sesa ligji që është për momentin, sepse ligji që është në fuqi nuk ka qenë edhe shumë lehtësues për sjelljen e investimeve të huaja. Së paku, në ligjin e ri janë të parapara kriteret, kushtet, janë të parapara edhe fusha ku shteti i konsideron si fusha për investime strategjike. Ne besojmë që edhe gjatë fazës së procedimit në kuvend e komisione do të ketë mundësi që të avancon edhe tutje nëpërmjet eksperteve të huaj dhe vendor dhe aprovimi i këtij ligji në periudhe sa më të shkurtë kohore kish me qenë shumë i mirëseardhur për investimet e huaja strategjike që t’i motivohen investitorët e huaj të vinë të investojnë në vendin tonë..Bile jemi shumë vonë, duhet që sa më shpejtë të procedohet në mënyrë që të avancohet edhe me këtë ligj që të jetë një ambient më i favorshëm për investime”, thotë Rafuna.
Se ky Ligj është i rëndësishëm për vendin e thonë edhe pozita dhe opozita. Deputeti Ferat Shala nga kjo parti deklaron se është e domosdoshëm që sa më parë të ndryshohet ky Projektligj dhe të procedohet në Kuvend.
“Parimisht Qeveria është vonuar shumë, sepse tashmë po bëhet më shumë se një vit që institucionet e shtetit nuk kanë Ligj për Investime Strategjik. Kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së Qeverisë dhe paaftësisë për të hartuar një ligj kompatibil me nevojat dhe rrethanat ekonomike që ka Kosova. Kjo mazhorancë nuk ka arritur as të procedojë ligjin e vjetër së paku që të vazhdonte afati tij edhe për një periudhë të caktuar derisa të përgatitej plotësim ndryshim i ligjit të ri. Shumë investitor që kanë aplikuar me ligjin e vjetër nuk kanë marrë përgjigje dhe tashmë më shumë se dy vjet presin për të marrë përgjigjet meritore dhe shumë prej tyre janë refuzuar pa baza ligjore e shumë prej tyre kanë ikur në Maqedoni dhe në vende tjera. Mirëpo, ne e kemi kundërshtuar, kemi dhënë vërejtjet, sugjerimet dhe kemi rekomanduar se kështu siç është nuk mund të shkojë më tutje, përkundër nevojës që ka shteti për një ligj të tillë. Do duhej urgjentisht ta rishikoj draft-ligjin, të bëjë ndryshmet. E nevojshme të cilat i kemi thënë, ta depolitizojë çështjen e ligjit, sepse është i politizuar”, thotë Shala.
Se ky Ligj është neglizhuar nga Qeveria, e thotë edhe deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj.
“Sa i përket investimeve strategjike, Kosova ka ngecur edhe për shkak të mungesës së ligjit, mirëpo edhe për shkak të qeverisë që nuk është bërë joshëse për investitorët, e sidomos për ata strategjik që ndikojnë dukshëm në zhvillimin ekonomik. Prandaj, si përfundim Qeveria duhet sa më parë ta procedojë në Kuvend dhe të miratohet ky ligj”, thotë Lekaj.
Miratimi i Ligjit nga pozita konsiderohet se do të lehtësojë procedurat dhe do të rrisë numrin e të interesuarve të investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se ky ligj është në rend të ditës në seancën e parë që do të mbahet në Kuvend.
Muja thekson se presin që fillimisht ligji të votohet e më pas të hapet për kontribute nga deputetët.
“Ligji për Investime të Qëndrueshme është në rend të ditës në seancën e parë që e mban Kuvendi. E veçanta e këtij është se i adapton të gjitha praktikat e mira evropiane. Po ashtu, krijon njëfarë skeme të organizuar të shërbimeve që shteti i ofron para dhe pas investimit brenda vendit dhe i ofron informacioni të qartë të gjitha benfitetve fiskale, tatimore që mund t’i ketë dikush, i cili përzgjedh investime të caktuara strategjike. Presim të votohet në parim dhe pastaj ndërmjet dy leximeve edhe të hapet për kontribute, kështu është edhe me Rregullore të Kuvendit, secili deputet. Por, e rëndësishme është që ky ligj është i nevojshëm të miratohet ne afatin sa më të shkurtër, marrë parasysh rëndësinë që ka për Kosovën, por pastaj gjithsesi tek investimet është një prioritet kombëtar dhe duhet të hapet dhe të shohim se çfarë kontributesh mund të kemi nga secila palë”, thotë Muja.
Kujtojmë që, në mbledhjen e parë për këtë vit, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Investime të Qëndrueshme. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Projektligji në fjalë nxit investimet dhe zhvillimin ekonomik. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët