LAJMI I FUNDIT:

​Kosova nënshkruan marrëveshje me Holandën për Sigurimet Sociale

​Kosova nënshkruan marrëveshje me Holandën për Sigurimet Sociale

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, është pritur sot në takim zyrtar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Holandës, Stef Blok.

Sipas komunikatës ministrore, kryediplomatja Haradinaj-Stublla e njoftoi homologun holandez për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, që do t’i paraprijë marrëveshjes finale për njohje reciproke, dhe avancimit në pozicion njohës të pesëshes së mbetur të BE-së.

“Diskutuam edhe për mungesën e liberalizimit të vizave pas përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, dhe kërkova nga z.Blok që Holanda të rishikojë qëndrimin skeptik ndaj kësaj agjende. I dorëzova poashtu edhe raportin e azhurnuar të Kosovës për gjendjen në sundim të ligjit, krimin e organizuar, dhe migrimin – çështje këto që ndërtojnë qëndrimin skeptik holandez – dhe e ftova të shkëmbejmë grupe të përbashkëta punuese në nivel ekspertësh që do të adresojnë shqetësimet e autoriteteve holandeze”, tha shefja e diplomacisë kosovare.


Në frymën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, Ministrja Haradinaj Stublla me Ministrin Blok nënshkruan edhe Marrëveshjen për Sigurimet Sociale ndërmjet Kosovës dhe Holandës, që lidhet me pensionet dhe përfitimet ligjore të ndërsjella.

Vlen të theksohet se marrëveshja e nënshkruar sot e shfuqizon atë midis ish-Jugosllavisë dhe Holandës.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori