LAJMI I FUNDIT:

“Kosova në fusnotë”

Ka të ngjarë, por ka edhe ide të tilla sa do që janë interesante, po aq janë të rëndësishme për zgjidhje praktike të problemeve në mes shteteve. Është mjaft interesante propozimi që Kosova në marrëdhëniet e ndryshme në regjion dhe me gjerë të përfaqësohet në variante, ndoshta me së të çuditshme që ka pas praktika ndërkombëtare, apo më mirë ta quajmë, eksperienca në zgjidhjen e problemeve në mes shteteve. Propozimi i tillë është mjaft i” ngathtë”, si propozim dhe ndoshta humb logjiken funksionale në raporte ndërkombëtare.

Me propozime të tilla për shkak të një shteti, pra Serbisë, të luhet me disa sinonime të pazakonta me tërë bashkësinë ndërkombëtare, e kjo e fundit përmes ndërmjetësit Cooper të propozojë diçka të tillë, është një logjikë e lodhtë juridike dhe ndërkombëtare. Ka mundur të ketë logjika tjera funksionale, pa e përdorë logjikën e fusnotave për shkak se kjo “Kosovën e sjell në punim seminarit dhe punime shkencore”. Kjo është një shaka e shkurtuar.

Por më të vërtetë askush nuk e ka prit që te kemi pjesëmarrje të shtetit tonë në paraqitje “fusnotash shkencore”. Ndoshta kjo situatë interesante ka pas edhe mundësi tjera për zgjidhje, por ky variant i propozuar vështirë se mund të gjendet, apo fare, në raporte ndërkombëtare. Një e kemi të qartë se Cooper ka qëllimin e mirë dhe fisnik dhe sipas tij ndoshta edhe s’ka rëndësi a gjendet Kosova vetëm në fusnotë apo variante tjera…, me rëndësi është pjesëmarrja e Kosovës në zhvillimet ndërkombëtare pa ndonjë vështirësi që mund të sjell Serbia.


Por edhe një çështje është interesante, Serbia paska fuqi të luaj këtë lojë në variante ekstreme, ndërsa bashkësia ndërkombëtare të propozojë variante të ndryshme që do t’i pëlqejnë Serbisë. Edhe kjo e humb logjiken dhe kuptimin e drejtë të zhvillimeve ndërkombëtare përball njohjeve të konsiderueshme të shtetit të Kosovës nga ana e shumë shteteve.

Kuriozitet tjetër është se partitë politike, Parlamenti i Kosovës nuk paskan kohë njëherë me “mendua se a është ky veprim i mirë”, që të pranohet që shteti i ynë të vendoset në fusnota!?

Shpikja dhe zhvillimi i logjikes prezantuese shtetërore në këtë domen, është kuriozitet i veçantë madje mund te themi se s’ka ndonjë krijesë tjetër sui-generisë në raporte ndërkombëtare që mund të trajtohet kështu dhe në këtë mënyrë interesante. Apo, ndoshta Kosova është” specie” e veçantë, apo kreaturë unike, ashtu edhe si është trajtuar në disa modele apo versione juridike ndërkombëtare.

Respekt për angazhimin e Cooperit në këtë “bela ballkanike”, por sugjerimi do të ishte; propozime tjera në këtë marrëdhënie ndërkombëtare të shtetit të Kosovës përmes simboleve të mundshme si: R. Kosova, por pa fusnotë, edhe atë vetëm kur Serbia apo disa shtete qe ende nuk e kanë njohur Kosovën bëjnë probleme, por jo gjithherë, sepse kjo për ne është e papranueshme që te mbetemi në këtë variant të çuditshëm emërtues. Apo qysh te themi ndryshe trajtim në një “kafaz te vetëm”.

Është me rëndësi të madhe që Kosova të jetë pjesë integrale e të gjitha forumeve ndërkombëtare, por duhet ruajtur vlerat dhe trajtimin dinjitoz të shtetit tonë, që me mund dhe sakrificë vendore dhe ndërkombëtare, është krijuar. Ka shumë gjera që mund të thuhen në këtë temë… Te shpresojmë te ruhet vlera dhe dinjiteti i shtetit tonë dhe dinjiteti i qytetarëve, dhe të gjendet ndonjë solucion me i pranueshme për shtetin tonë.

(Autori i këtij shkrimi është autor i librit ‘Krizat ndërkombëtare’)