Kosova mund të organizojë një referendum konsultativ në rast të arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë për normalizimin e raporteve, thonë njohësit e sistemit juridik-kushtetues. Ata rikujtojnë po ashtu se Kuvendi duhet të miratojë paraprakisht edhe Ligjin për referendum.
Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, i cili ka qenë anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se Kosova ka nevojë të ketë Ligjin për referendum, si formën më të drejtpërdrejtë të demokracisë që përfshin qytetarët në çështje të caktuara.
“Referendumi mund të shërbejë vetëm si një referendum konsultative apo fakultativ dhe nuk ka asnjë pengesë që Kuvendi i Kosovës për cilëndo çështje nga kompetenca e veta të mund të shpall një referendum. Por, referendumi në këtë rast nuk ka karakter detyrues, ai është vetëm konsultativ sepse vendimmarrja duhet të kthehet në rrugën kushtetuese, do të thotë votimi nga Kuvendi i Kosovës”, tha Bajrami.
Ai vlerëson se nëse në të ardhmen dëshirohet që me referendum të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato eventuale me Serbinë, paraprakisht do të duhej të ndryshohej edhe Kushtetuta.
“Në këtë rast, referendumi do të ishte i ngjashëm me atë që u mbajt për ndryshimin e emrit (rasti i Maqedonisë së Veriut). Do të ishte vetëm një matje e vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, kurse vendimmarrja duhet të kthehet në mënyrë kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Bajrami.
Profesori Bajrami thekson se miratimi i Ligjit për referendumin është i detyrueshme për të zbatuar atë në praktikë.
“Ky ligj do të përcaktonte procedurat e zbatimit të referendumit, çështjet e nivelit lokal dhe qendror, që mund të hedhën në referendum, praktikisht do ta bënte të mundshëm edhe zbatimin apo aplikimin e një neni të Kushtetutës që parasheh referendumin si kategori vendimmarrëse”, tha Bajrami.
Sipas Bajramit, nëse dëshirohet të ndërrohet ndonjë nen kushtetues për kompetencat e Kuvendit, atëherë paraprakisht ndryshimi duhet të bëhet në Kushtetutë, që referendumi të marrë karakter detyrues.
Ndërsa Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se në Kushtetutën e Kosovës, në nene të caktuar përmendet çështja e referendumit, dhe siç thotë ajo, Kuvendi mund ta shpallë një referendum për çështje të caktuar, por paraprakisht duhet të ketë edhe Ligjin përkatës për referendum.
Por, Haxholli thekson se për çështje të interesit vital, pa ndryshimin e Kushtetutës, nuk mund të ketë referendum.
“Nëse marrëveshja finale me Serbinë, parasheh ndryshim të kufijve të komunave siç po flitet tash për këto skenarët e korrigjimit të kufijve, atëherë me referendum kjo nuk mund të bëhet, pasi që Kushtetua e ndalon. Pa ndryshimin e Kushtetutës nuk mund të mbahet referendum për çështje të legjislacionit vital”, tha Haxholli.
Kuvendi i Kosovës në nëntor të vitit të kaluar në parim ka miratuar Projektligjin për referendum në nivel të shtetit.
E drejta e referendumit parashihet edhe me Kushtetutën e Kosovës. Mirëpo, neni 81 i Kushtetutës e ndalon të drejtën e referendumit për disa ligje me interes vital, siç janë: ligjet që ndryshojnë kufijtë e komunave, themelojnë ose shuajnë komuna, përkufizojnë shtrirjen e pushteteve të komunave dhe pjesëmarrjen e tyre në marrëdhëniet ndërkomunale dhe tejkufitare; ligjet që zbatojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, me përjashtim të atyre të përcaktuara me Kushtetutë; ligjet për përdorimin e gjuhëve; ligjet për zgjedhjet lokale; ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore; ligjet për liritë fetare ose për marrëveshjet me komunitetet fetare; ligjet për arsimin; ligjet për përdorimin e simboleve, përfshirë simbolet e komuniteteve dhe për festat publike. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, në disa rrugë ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova