LAJMI I FUNDIT:

Kosova kërkoi traktat me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët, dialogu me Serbinë dhe çështja e sigurisë në rajon – gjithçka nga vizita e presidentit të Shqipërisë

Kosova kërkoi traktat me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët, dialogu me Serbinë dhe çështja e sigurisë në rajon – gjithçka nga vizita e presidentit të Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë, në vizitën e tij të parë jashtë vendit prej kur është zgjedhur president.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Begaj është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ndërkaq është deklaruar rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO, dialogut me Serbinë, etj.

Gjatë takimit me presidenten Osmani, kjo e fundit ka kërkuar nga Shqipëria nënshkrimin e një traktati për mbrojtje të përbashkët.


Osmani i kërkon Shqipërisë nënshkrimin e një traktati për mbrojtje të përbashkët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur të hënën me një ceremoni shtetërore presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i cili për herë të parë si president jashtë vendit ka vizituar Kosovën.

Osmani pas takimit me homologun e tij të Shqipërisë, në një konferencë për media ka propozuar që mes Kosovës dhe Shqipërisë të ketë një traktat për mbrojtje të ndërsjellë në rast se cenohet siguria e dy shteteve, përcjell Telegrafi.

Presidentja po ashtu tha se ky është një propozim i kamotshëm i saj.

Osmani u shpreh se është koha që të bëjnë hapa të duhur në këtë drejtim që të mbrohet siguria e dy shteteve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani /Foto: Ridvan Slivova

“Sa i përket bashkëpunimit tonë dy palësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona. Ka disa vite që e kam bërë një propozim të tillë që është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete, ndaj mendoj që është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s krijon siguri më të madhe në të gjithë rajonin, në këtë kohë siç tha ajo kur po sfidohet arkitektura e sigurisë.

“Jo vetëm këtu, por dhe në kontinentin tonë por dhe më gjerë siguria është shndërruar në prioritet. Prandaj, krahas kërkesës sonë për anëtarësimin e Kosovës në NATO që mbetet synimi ynë i vazhdueshëm ne po bëjmë koordinim të plotë me partnerët tanë strategjik në mënyrë që rajoni ynë të ndihet çdo ditë e më i sigurt”, theksoi Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se “Objekti ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO”.

“Prandaj do të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE në fund të këtij viti dhe do të llogarisim në përvojën e Shqipërisë pasi i ka kaluar me sukses këto procese”, u shpreh ndër të tjera presidentja e vendit.

Begaj: Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidenti Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Begaj gjatë një konference për medie, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Shqipëria do ta mbështesë vendin tonë në të gjithë organizmat ndërkombëtar.

“Shqipëria e mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se Aleanca mbetet një garancë e paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Begaj.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj /Foto: Ridvan Slivova

“Ne mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtar dhe vlerësojmë se aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës, ishte vendim i duhur”, shtoi ai.

Sipas tij, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejt që ata duhet ta gëzojnë, si të gjithë qytetarët e rajonit”, përfundon Begaj.

​Begaj: Dialogu me Serbinë të përmbyllet me marrëveshje që do të ketë në qendër njohjen reciproke

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi të hënën  me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë në proceset e anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Kartën e Adriatikut, Këshillin e Evropës dhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

​Begaj: Dialogu me Serbinë të përmbyllet me marrëveshje që do të ketë në qendër njohjen reciproke
Lexo po ashtu ​Begaj: Dialogu me Serbinë të përmbyllet me marrëveshje që do të ketë në qendër njohjen reciproke

Duke e uruar për marrjen e detyrës, kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës që vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së detyrës presidenti Begaj e realizoi në Kosovë.

Ai e përgëzoi Shqipërinë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ritheksoi përkushtimin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve tona.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti /Foto: Ridvan Slivova

Duke folur për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy republikave, u diskutua rëndësia e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë e sidomos e investimeve në mbrojtje e siguri, si çështje të sovranitetit, për çka u kërkua bashkëpunimi i të dyja vendeve në këtë drejtim.

Presidenti Begaj shprehu përkrahjen e plotë për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Po ashtu, shprehu mbështetjen për vendimet e qeverisë rreth reciprocitetit për targat dhe dokumenteve identifikuese, dhe e përgëzoi kryeministrin Kurti për maturinë dhe qetësinë e treguar rreth zhvillimeve të 31 korrikut.

Begaj tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe theksoi përkrahjen për qëndrimet e Kosovës në dialogun me Serbinë, që siç tha ai, duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare që në qendër ka njohjen reciproke.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera, ata u pajtuan që duhet të ketë më shumë koordinim në politikën rajonale, në përputhje me orientimin demokratik, qëllimin e përbashkët për anëtarësim në BE dhe të forcimit të Aleancës Veri-Atlantike.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani /Foto: Ridvan Slivova

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë qëndrimit në Kosovë ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.

Presidenti Begaj ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.

Ndërkaq, sot në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Begaj do të takojë nesër krerët e partive opozitare, komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori