LAJMI I FUNDIT:

Kosova bëhet gati që të pajiset me helikopterë

Kosova bëhet gati që të pajiset me helikopterë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka caktuar një ekip ndërministror i cili ka punuar në identifikimin e nevojave shtetërore dhe krijimin e kushteve për blerjen e helikopterëve, për t’ju përgjigjur nevojave të Republikës së Kosovës.

Në takimin e mbajtur sot, ku ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ministrat Haki Demolli, Imet Rrahmani, Skender Hyseni, komandanti i FSK-së, Gjeneral-lejtnant, Rrahman Rama si dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, ekipi ndërministror ka prezantuar para kryeministrit Isa Mustafa vlerësimet adekuate rreth kësaj çështje.

Pas diskutimeve gjithëpërfshirëse, u vendos që të adresohen çështjet procedurale dhe që të vendosen kontaktet me kompanitë prestigjioze për blerjen e helikopterëve.


Kryeministri Isa Mustafa theksoi se pajisja e institucioneve shtetërore me helikopterë dhe ngritja e kapaciteteve ajrore, që nuk kanë ekzistuar deri më tani, është domosdoshmëri për t’u përballur me situata të emergjencave civile apo situatave tjera brenda vendit.

“Institucionet kompetente kanë shprehur përkushtimin që të punohet intensivisht që kjo çështje të adresohet në përputhje me nevojat dhe me kapacitetet financiare, dhe që vendi të pajiset me helikopterë të cilët do të jenë në shërbim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe shpëtimit të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori