LAJMI I FUNDIT:

Kosova feston 4 Korrikun

Kosova feston 4 Korrikun

Organizata “Miqtë e Amerikës” e ka shënuar përvjetorin e pavarësisë së SHBA-ve, 4 Korrikun me një ceremoni solemne tek busti i Bill Clinton në Prishtinë.

Me këtë rast Garda Ceremoniale e FSK-së e ka ngritur edhe një flamur të SHBA-së në sheshin që mban emrin e ish presidentit amerikan..


Përfaqësuesi i organizatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se me këtë aktivitet tregojnë falënderimin që e ka populli i Kosovës për popullin amerikan.

“Edhe këtë vit e kemi organizuar manifestimin ‘Faleminderit SHBA apo Thank You USA’. Qëllimi i organizmit të këtij evenimenti është me tregu një respekt në formë konkrete për SHBA-të, për krejt atë që e kanë bërë për popullin e Kosovës, institucionet e Kosovës në përgjithësi para luftës, gjatë luftës, pas luftës edhe që do të bëjnë me siguri edhe nesër”, tha Rexhepi.

Falënderim për shqiptarët shprehu edhe një pjesëtar i trupave të KFOR-it amerikan në Kosovë, Tod Jacobus, i cili tha se është i habitur nga rëndësia që i kushtohet kësaj feste në Kosovë.

“I falënderoj të gjithë që e kanë organizuar këtë shënim të ditës së Amerikës. Jam i befasuar nga kjo që e shoh sepse nuk e kam besuar që në Kosovë i kushtohet kaq rëndësi e madhe kësaj dite”, tha Jacobus.

Dita e Pavarësisë së SHBA-ve në Kosovë shënohet çdo vit me aktivitete simbolike në shenjë falënderimi për mbështetjen e shtetit tonë nga Amerika.

Gjatë ditës shoqata “Miqtë e Amerikës” do të zhvillojnë edhe disa aktivitete tjera në qytetin e Vushtrrisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori