Kosova ende me treg të çrregulluar farmaceutik, kërkohet miratimi i shpejtë i ligjit
Kosova vijon të ketë treg të çrregulluar farmaceutik. Medikamenti i njëjtë blihet me çmime të ndryshme në barnatore të ndryshme duke detyruar shpeshherë qytetarët që të vrapojnë pas çmimit, e duke rrezikuar të blejnë edhe barna të pasigurta. Mungesa e infrastrukturës ligjore ka bërë që të mos ketë unifikim të çmimeve të barnave.
Farmacistët kërkojnë ligjin që do të rregullonte çështjen e çmimeve, pasi tentativat e deritanishme përmes udhëzimeve të ndryshme administrative nuk kanë pasur efekt për shkak edhe të ndërrimit të qeverive. Nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve thonë se mungesa e njësimit të çmimit të barnave është abuzim për pacientët.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një prononcim për KP ka thënë se zgjidhja më e mirë e këtij problemi që për pasojë i kushton edhe xhepit të pacientit është përmes Ligjit për rregullimin e çmimit të barnave. Ai thotë se i njëjti do të procedohet në Kuvendin e Kosovës brenda gjashtë muajve të ardhshëm.
“Fatkeqësisht udhëzimi administrativ që ka ekzistuar është anuluar dhe fatkeqësisht e kemi situatën që e kemi, praktika ka treguar që edhe me udhëzimin administrativ kjo gjë nuk mund të rregullohet prandaj edhe në agjendën legjislative ndër ligjet e para që e kemi në dorë për të proceduar është Ligji për rregullimin e çmimit të barnave që njëherë e mirë çështja e rregullimit të çmimit të barnave të bëhet përmes ligjit dhe e cila nuk mund të ndryshojë më siç ka ndryshuar deri tani”, u shpreh Vitia.
Nënkryetarja e Odës së Farmacistëve të Kosovës, Dadane Mehaj tha se në mungesë të një norme ligjore, Kosova blen barna me çmimin më të shtrenjtë në të gjithë rajonin.
Ajo e përkrah idenë që me ligj të rregullohet kjo çështje, pasi sipas Mehajt udhëzimet administrative nuk kanë treguar efikasitet.
Mehaj thotë se si pasojë e këtyre çmimeve të ndryshme të ilaçeve qytetarët po blejnë edhe barna të pasigurta.
“Pse është e rëndësishme të rregullohet me ligj sepse udhëzimet administrative nga përvojat e mëhershme kanë treguar se qeveritë që janë ndërruar e kanë hedhur poshtë atë udhëzim, siç na ka ndodhur edhe neve, që dy vite kjo është një temë që sillet në tavolinë. Kurse tani nëse bëhet me ligj, ligji nuk mund të ndërrohet aq lehtë dhe është shumë i mirëpritur. Vjen në shprehje profesionalizmi i farmacistëve në barnatore sepse aktualisht popullata jonë vuan për këtë çështje sepse blen barna jo të sigurta”, ka thënë ajo.
Farmacistja Elona Zharku thotë se ky ligj do t’ju mundësojë atyre që më shumë të ofrojnë këshilla profesionale tek pacientët sesa të merren me aspektin e kostos së ilaçeve.
Zharku për KP thotë se ankesa për ndryshime të çmimeve kanë nga qytetarët që kryesisht përdorin barna që janë për sëmundje kronike si hipertension, kolesterol e të tjera.
“Ky është problem që ne hasim çdo ditë për arsye se pacientët shumë shpesh vijnë dhe na tregojnë për problemet që i hasin me çmime, zakonisht është më shumë në pjesën e barnave kronike që hasim këtë problem. Zakonisht i kemi barnat për hipertension, barnat për kolesterol, barnat që i përdorin vazhdimisht. Ishim fokusuar më shumë nga ana e problemeve të pacientëve dhe këshillave që ata kanë nevojë nga ana jonë si profesionistë shëndetësorë”, tha Zharku.
Kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra, thotë se mungesa e një çmimi unik nëpër të gjitha barnatore është abuzim për pacientët.
“Nuk kemi çmime unike për barna dhe kjo padyshim që paraqet një abuzim për pacientët sepse barnatoret duke shfrytëzuar pozicionin e tyre barnat i shesin më shtrenjtë diku sesa diku tjetër. Padyshim që është shumë e rëndësishme që edhe ministria aktuale të unifikojë çmimet e barnave nëpër të gjitha barnatoret e Kosovës. Ajo që është shumë e dëshirueshme është që Ministria e Shëndetësisë të përmbush listën e barnave esenciale që është obligim i saj për të gjithë pacientët dhe pacientët sa më pak të kenë nevojë të frekuentojnë barnatoret dhe e dyta çmimi i barnave në barnatore të jetë unik për pacientët” , theksoi Kodra.
Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ditë më parë gjatë një seance plenare ia dorëzoi ministrit Vitia si dhe Kuvendit projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave. Përmes kësaj iniciative që ai tha se ka filluar gjatë mandatit të tij si ministër, ka për qëllim ndaljen e abuzimit dhe korrupsionit në shëndetësi. Ai ofroi bashkëpunimin e tij tashmë si deputet, por tha se pret vendosmëri nga qeveria për të mos e lejuar vazhdimin e blerjes së barnave me çmime abuzive.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre