LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Serbia, larg “Traktit të paqes” (Video)

Kosova e Serbia, larg “Traktit të paqes” (Video)
FILE - epa04771860 Kosovo Prime Minister Isa Mustafa (2-L) shakes hand with Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic (R) as Albanian Prime Minister Edi Rama (L) and Montenegro's Prime Minister Milo Djukanovic (2-R) look on prior to the Tirana Talks at the Vienna Economic Forum in Tirana, Albania, 28 May 2015. Vienna economic forum is held in the framework of the Berlin summit, where the countries of the region will present their economic projects. Albania, Serbia, Montenegro, Bosnia, Kosovo, Macedonia, and Greece take part in the forum. EPA/ARMANDO BABANI +++(c) dpa - Bildfunk+++

Dialogu Kosovë-Serbi po vazhdon të përcillet me tensione politike, për faktin se pala serbe nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në takimet trepalëshe në Bruksel.

E situatën e ka rënduar edhe më shumë bllokimi i kodit telefonik nga Serbia dhe arrestimi zyrtarit të lartë policor, Nehat Thaçi.


Në këtë frymë, ideja e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuqi e lansuar në vitin 2011, se është afruar koha kur në Bruksel do të vihet në rend ditë edhe çështja e arritjes së Traktatit të Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shihet vështirë e realizueshme.

Ministrja për dialog, Edita Tahiri, thekson se gjendja momentale e dialogut është e tensionuar për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve nga pala Serbe.

Edhe zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu, ka thënë se moszbatimi i marrëveshjeve të arritura nga pala e Serbisë, u jep të drejtën palës vendas të mos vazhdoj me qasje të njëjtë siç ka bërë deri me tani. \Tribuna\