Kosova dhe Shqipëria në kuadër të tregut të përbashkët synojnë të ndërtojnë edhe kapacitete të përbashkëta të gjenerimit të energjisë, dhe për këtë shumë shpejt do të kryejnë edhe një studim fizibiliteti me mbështetjen e USAID-it. Kështu kanë bërë të ditur Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Blerand Stavileci dhe homologu i tij, Ministri i Energjisë dhe Industrisë i Shqipërisë, Damian Gjiknuri.
Këto komente ministrat e linjës i bënë në Tiranë, pas takimit të Komitetit Drejtues për krijimin e tregut të përbashkët të energjisë Kosovë-Shqipëri me ç’rast nënshkruan edhe Deklaratën e Përbashkët.
Stavileci tha se qeveritë e dy vendeve kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkëta, ndërkohë që ka vazhduar puna e ekspertëve të nivelit teknik, në shumë aktivitete dhe projekte të përbashkëta që kemi.
“Por ne duam të shkojmë përtej këtyre marrëveshjeve, në dritën e zhvillimeve që bëhen sa i përket tregut të energjisë elektrike, rrjetit transevropian të energjisë elektrike, duke ditur që edhe vëmendja e shteteve mike dhe gjithë shteteve të BE-së është tek konektiviteti i transportit rrugor, ajror, hekurudhor dhe detar, por po ashtu edhe i një tregu të energjisë, i cili për nga natyra është më kompleks”, tha Stavileci.
Sipas tij, ideja e një projekti të përbashkët për gjenerim të energjisë, që do t’i paraprinte një studim parafizibiliteti me asistencën e donatorëve dhe kryesisht USAID-it, që është i angazhuar në të dy vendet, sidomos te ideja e tregut të përbashkët, është një prej gjërave më të mira që mund t’i ndodhë dy sistemeve energjetike të të dyja vendeve tona, por edhe kontributit faktik të zhvillimit ekonomik.
Nga ana e tij, Ministri i Energjisë dhe Industrisë i Shqipërisë, Damian Gjiknuri nënvizoi se Shqipëria dhe Kosova kanë më se dy vjet që po punojnë në mënyrë intensive në procesin e krijimit të një tregu të përbashkët të energjisë.
Ai tha se me përfundimin e linjës së interkoneksionit mes dy vendeve, që është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme energjetike, e cila do të inaugurohet në qershor. Kjo lidh fizikisht rrjetin energjetik të dyja vendeve, por në anën tjetër, këto investime po pasohen edhe me politika të përbashkëta për krijimin e këtij tregu.
“Shqipëria ka bërë disa hapa në lidhje me disejnimin e një burse energjetike dhe po shikojmë mundësitë se si edhe ky proces i yni të integrohet me proceset që po zhvillohen në Kosovë sa i përket politikave energjetike”, tha Gjiknuri.
Ai theksoi se me homologun e tij Stavileci, kanë rënë dakord për kryerjen e një studimi të fizibilitetit për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta të prodhimit të energjisë elektrike, dhe në këtë kuadër të këtij tregu, Shqipëria edhe Kosova do të kenë mundësi të investojnë në një termocentral të përbashkët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë