LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Katari thellojnë bashkëpunimin në fushën e emergjencave dhe trajnimin e kuadrove

Kosova dhe Katari thellojnë bashkëpunimin në fushën e emergjencave dhe trajnimin e kuadrove

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, së bashku me delegacionin me përfaqësues nga Ministria e Brendshme e shtetit të Katarit të cilët po qëndrojnë në Kosovë, kanë vizituar Agjencinë e Menaxhimin Emergjent dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Në një njoftim për media, thuhet se në vizitën e realizuar në AME, delegacioni nga shteti i Katarit u prit nga kryeshefi i kësaj Agjencie, Fadil Kodra me bashkëpunëtorët e tij, që prezantuan para të pranishmëve punën dhe aktivitetet e Agjencisë së Menaxhimin Emergjent.


Siç thuhet në njoftim , përfaqësuesi i delegacionit, Kolonel Ali Hassan Al-Kubaisi, drejtor i Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe Elektronike, shprehi gatishmërinë e shtetit të Katarit për të ofruar ndihmë në pajisje dhe trajnime në avancimin e mëtejmë të AME-së.

“Për të parë më afër ambientin dhe kushtet e punës, vizita e delegacionit nga Katari vazhdoi tek Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë. Më pas, zëvendësministri Shkodra, së bashku me delegacionin mysafir vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u takuan me drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë takimit mes të dyja palëve u bisedua rreth gjetjes së mënyrës së bashkëpunimit  në fushën e ngritjes së kapaciteteve për institucionet ligj-zbatuese në mes të AKSP-së dhe Akademisë së Sigurisë Publike të Katarit.

“Delegacioni nga Katari shfaqen interesimin e tyre rreth procesit të rekrutimit të zyrtarëve të sigurisë publike në Kosovë si dhe rreth zhvillimit të trajnimeve në AKSP.  Në fund delegacioni bëri një vizitë nëpër ambientin e Akademisë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e zyrës për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Punëve të Brendshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori