LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Japonia me marrëveshje bashkëpunimi

Kosova dhe Japonia me marrëveshje bashkëpunimi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii, do të nënshkruajnë Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Marrëveshje kjo që ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.


Të dy nënshkruesit e Marrëveshjes do të mbajnë fillimisht një takim në orën 17:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ndërsa Marrëveshja do të nënshkruhet në orën 18:00. /Telegrafi/