LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Greqia pajtohen që të avancohet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë

Kosova dhe Greqia pajtohen që të avancohet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka bërë të ditur se Kosova dhe Greqia janë pajtuar të avancohet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë.

Gërvalla tha se Zyra e Kosovës në Athinë nga një zyrë e thjesht për çështje ekonomike do të jetë në zyre e ashtuquajtur interesi me qasje edhe në fushat tjera, duke përfshirë edhe atë politike.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Greqisë janë pajtuar që si një hap i mëtejmë drejt një shkëmbimi të ngushtë dhe të dendur të ngritet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë nga një zyre e thjeshtë ekonomike, në një zyre të të ashtuquajtur interesi me qasje tashmë jo vetëm në çështje ekonomike, por edhe në fusha tjera, duke përfshirë edhe atë politike”, tha ajo, raporton Telegrafi.


Gërvalla tha se Kosova dhe Greqia ndajnë mendimin se integrimi në BE dhe NATO është ndër hapat më të rëndësishëm drejt stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.

“Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë të pranohet një fakt i tillë sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, Kosovën e edhe Serbinë”.

Ajo më tej shtoi se njohjen dhe respektimin e pavarësisë së vendit nga të gjithë anëtarët e BE-së , përfshirë edhe Greqinë e konsiderojnë kontribut thelbësor për stabilitetin në Ballkan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori