LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin ndërparlamentar

Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin ndërparlamentar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin ‘Erst Stiftung’, i cili udhëhiqet nga personaliteti i njohur, Erhard Busek.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua pas takimit të kryeparlamentarit kosovar dhe atij austriak dhe shënon një etapë të re të bashkëpunimit ndërparlamentar.


Projekti “DEMOS-TI”, i cili ka filluar të realizohet para dy vitesh, ka për qëllim edukimin e moshave të reja lidhur me parlamentarizmin në Kosovë.

Me marrëveshjen e re të bashkëpunimit, parashihet që nga 1 tetori i këtij viti, projekti të bëhet tërësisht pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Në dy vitet e fundit, rreth 7 mijë nxënës të shkollave fillore të Kosovës kanë qenë pjesë e këtij projekti për edukim parlamentar. Projekti synon që të përfshijë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.  /Telegrafi/​

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori