LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje prej 5.3 milionë euro

Kosova dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje prej 5.3 milionë euro

Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës së Austrisë e përfaqësuar nga Unicredit Bank Austria AG, do të nënshkruajnë Marrëveshjen për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler dhe Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu.


Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë prononcim për media në të cilën do të jepen detaje më të hollësishme të projektit.