Në kuadër të programit për kredi të buta me Qeverinë e Austrisë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri i Financave Bedri Hamza së bashku me përfaqësuesit e Bankave Unicredit dhe Raiffaisen që veprojnë në emër të Qeverisë së Austrisë, sot nënshkruan katër marrëveshje kredie për financim të projekteve për:
– “Ndërtimin e Skemës për Furnizim me Ujë në Komunën e Ferizajt”, vlera e marrëveshjes 5.125 milionë euro,
– “Ndërtimin e Skemës për Furnizim me Ujë në Komunën e Graçanicës”, vlera e marrëveshjes 5,115,108 milionë euro,
– “Ndërtimin e Skemës për Furnizim me Ujë në Komunën e Istogut”, vlera e marrëveshjes 5,094,246 milionë euro, dhe
– “Trajtimi i Ujërave të Zeza në komunën e Shtimes” vlera e marrëveshjes 2.385 milionë euro.
“Gjatës ceremonisë së nënshkrimit ministri Hamza theksoi rëndësinë e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat përfituese. Ai gjithashtu tha se me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve plotësohet hapësira për financim e krijuar me Marrëveshjen për Bashkëpunim Financiar me Qeverinë Austriake.
Ministri Hamza shprehi edhe një herë gatishmërinë e Ministrisë së Financave për sigurim të financimit për projekte të ngjashme me benefit për qytetarët e Kosovës, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal”, thuhet në njoftimin për media.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e dy Bankave falënderuan Ministrin Hamza për kontributin e dhënë në përfundimin e suksesshëm të negociatave për finalizimin e këtyre marrëveshjeve duke theksuar kështu përkushtimin që këto projekte të implementohen sa më parë nga katër komunat përfituese.
Vlen të theksohet se muaj më parë nga ky program përfitoi edhe komuna e Podujevës, për të cilën u nënshkrua marrëveshja financiare për financimin e projektit “Sistemi për mënjanimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës