LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Liderët politikë të Kosovës më thanë se nuk kanë nevojë për evropianët, sepse kanë raporte speciale me SHBA-të

Kosnett: Liderët politikë të Kosovës më thanë se nuk kanë nevojë për evropianët, sepse kanë raporte speciale me SHBA-të

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova duhet të mbajë raporte të mira edhe me Brukselin zyrtar.

Kosnett në “Debat Plus” ka thënë Kosova është pjesë e Evropës dhe ka nevojë për raporte me Brukselin.

“Kur kam ardhur në Kosovë jam takuar me liderët politik dhe shpesh më kanë thënë: ‘Ne nuk kemi nevojë për evropianët, pasi kemi raporte speciale me SHBA-të’. Unë iu kam thënë: ‘Po, ju keni raporte speciale me SHBA dhe do të doja që demokratët dhe republikanët në SHBA të pajtoheshin edhe për çështjet tjera, siç pajtohen për raportet me Kosovën, por shiheni hartën, Kosova nuk është në Amerikën veriore, por është në BE’”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se pesë vendet që nuk e njohin Kosovën do të ndryshojnë qëndrim, nëse ka zhvillime në raportet Kosovë-Serbi.

“Kush ka menduar se Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të arrinin marrëveshje për emrin, por ndodhi. Njerëzit kanë menduar se është e pamundur që Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni apo Sudani do të ndërtonin raporte me Izraelin, por ajo ndodhi”, tha ndër të tjera Philip Kosnett./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Drejtësi
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori