LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Jemi të hapur të ndihmojmë Kosovën në procesin e vettingut nëse na kërkohet nga Qeveria Hoti

Kosnett: Jemi të hapur të ndihmojmë Kosovën në procesin e vettingut nëse na kërkohet nga Qeveria Hoti

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur edhe për sistemin e drejtësisë në vend si dhe procesin e vettingut.

Kosnett ka theksuar se nëse do të kenë ftesë nga ana e Qeverisë për tu përfshirë në procesin e vettingut, atëherë me kënaqësi do ta pranonin.


“Nëse qeveria na fton që të jemi më të përfshirë në mënyrë direkte në zhvillimin e sistemit të Vettingut, atëherë me kënaqësi do të marrim pjesë në këtë proces. Ne i kemi ekspertët në ambasadë që e bëjnë këtë punë. Këtë mund ta bëjmë në partneritet me qeverinë dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, siç janë britanikët. Miqtë tanë britanikë kanë qenë të përfshirë në Vetting për disa vite me radhë”, ka thënë Kosnett.

Kosnett ka theksuar se pika kyçe e vettingut duhet të jetë që njerëzit të punësohen për shkak të kualifikimeve e jo lidhjeve.

“Ka shumë mënyra sa i përket Vetting-ut, por pika kyçe është të sigurohemi se njerëzit po punësohen për shkak të kualifikimeve dhe jo për shkak të lidhjeve, dhe se ka një politikë me zero tolerancë ndaj keqpërdorimeve dhe korrupsionit. Dua ta them se kryeministri Hoti dhe pjesëtarët tjerë të qeverisë më kanë thënë shumë hapur se planifikojnë ta luftojnë këtë problem në mënyrë shumë të drejtpërdrejt dhe unë e mirëpres këtë”, është shprehur Kosnett për Telegrafin.

Ekskluzive për Telegrafin, Ambasadori amerikan Kosnett: Takimi në Washington shumë i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë e rajonin
Lexo po ashtu Ekskluzive për Telegrafin, Ambasadori amerikan Kosnett: Takimi në Washington shumë i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë e rajonin

Duke folur për çështjen e luftimit të korrupsionit, Kosnett theksoi se Qeveria duhet të merret me këtë dukuri.

“Unë mendoj se publiku dëshiron veprime dhe dëshiron veprime shpejt! Unë besoj se kryeministri Hoti këtë çështje e merr me mjaft seriozitet, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Kur flas për korrupsion – meqë ra fjala, ambasada jonë ka folur shumë për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit, ka qenë një prej problemeve kryesore tona përgjatë viteve të fundit – nuk jam duke folur vetëm për korrupsionin në shkallë të larta ku njerëzit vjedhin miliona dollarë dhe i vendosin në banka të Zvicrës, në Ishujt Kajman apo diku tjetër, por po flasim edhe për nepotizmin. Nuk është sekret se shumica e të rinjve në Kosovë mendojnë se nuk ka rëndësi se çfarë edukimi kanë sepse nëse nuk i kanë lidhjet familjare apo politike ata nuk do të kenë mundësi. Qeveria duhet të merret me këtë. Dhe mendoj që nuk ka më durim nga publiku. Kur jam rikthyer në Kosovë para një vit e gjysmë, ka pasur njerëz në botën e politikës që kanë thënë se “po, e dimë se duhet ta luftojmë korrupsionin, por duhet të kuptoni se do të merr kohë disa vite”. Nuk mendoj se njerëzit e Kosovës e kanë më atë durim. Prandaj, qeveria vërtet se duhet ta merr lidershipin dhe të sigurohet se të punësuarit në pozita qeveritare janë të kualifikuar, të sigurohen se lidhjet mes zyrtarëve dhe rrjeteve kriminale nuk tolerohen”, ka theksuar Kosnett.

Ambasadori amerikan më tej ka deklaruar se Qeveria e SHBA-së, sikurse partnerët tjerë ndërkombëtarë, luajnë rol dhe se mendon se mund të vazhdojnë të punojnë, njësoj sikurse në të kaluarën, të punojnë me Qeverinë e Kosovës për të krijuar udhëzime të punësimit, në mënyrë që Qeveria të punësojë vetëm njerëz të cilët e meritojnë përmes një procesi krejtësisht transparent.

“Por si ambasador i huaj, unë nuk dua t’i them qeverisë me emra se duhet ta punësojnë këtë burrë apo këtë grua. Nuk është puna ime dhe nuk planifikojë t’ua jap ndonjë letër me emra kryeministrit. Mendoj se qeveria duhet të merr përgjegjësi për zgjidhjen e këtyre problemeve. Dhe është e vështirë në një sistem politik ku njerëzit u bëjnë shumë premtime njerëzve tjerë. Kjo duhet të ndryshojë”, tha Kosnett. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori