LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, IKSHP rekomandon këto masa parandaluese në aeroportin “Adem Jashari”

Coronavirusi, IKSHP rekomandon këto masa parandaluese në aeroportin “Adem Jashari”

Virusi i cili ka prekur Kinën dhe disa vende të tjera në botë, i njohur si coronavirus, ka bërë që institucionet shëndetësore në Kosovë të reagojnë dhe të marrin masa parandaluese, në rast se ky virus arrin në vend.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), kanë zhvilluar sot takim me zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.


Ata diskutuan me ekipin e mjekëve, lidhur me masat parandaluese të sigurisë, në lidhje me coronavirusin, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Institutit Kombëtar me ekipin e epidemiologeve nga Instituti, zhvilluan një takim me zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ata diskutuan me ekipin e mjekëve, lidhur me masat parandaluese të sigurisë, në lidhje me coronavirusin.

Pasi që ekipi mjekësor është brenda ANP “Adem Jashari”, IKSHPK rekomandon këto masa parandaluese të sigurisë:

• Rreziku mbetet akoma i ulët, OBSh nuk rekomandon matjen e temperaturës së udhëtarëve të cilët vijnë në aeroport.
• Ekipi mjekësor të jetë të kontakt të vazhdueshëm me policinë në kontrollin e pikës kufitare, për udhëtarët të cilët e kanë vendin e origjinës së udhëtimit nga Kina.

• Në rast të të deklarimit që udhëtarët kanë vendin e origjinës nga Kina, atëherë duhet të bëhet:

➢ skriningu i temperaturës së udhëtarëve që arrijnë në ANP “Adem Jashari”
➢ kontrolli mjekësor i udhëtarëve të cilët kanë këto simptome:
➢ ethe dhe simptomat të traktit respirator (p.sh., kollë, vështirësi në frymëmarrje) dhe në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave, ka udhëtuar nga qyteti Wuhan, Kinë.
– ose –
➢ në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave, ka qenë në kontakt të ngushtë me personin i cili është duke u hulumtuar për 2019-nCoV ose person të sëmurë dhe të konfirmuar nga laboratori 2019-nCoV.

• Raportimi dhe njoftimi i menjëhershëm i IKShPK.

• Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.

• Rreziku i importimit të sëmundjes mund të zvogëlohet nëse kontrollimi i temperaturës gjatë hyrjes shoqërohet me zbulimin e hershëm të udhëtarëve simptomatik dhe referimin e tyre për ofrimin e ndihmës mjekësore.

• Shpërndarja e mesazheve të komunikimit të rrezikut në aeroport. Kjo mund të bëhet përmes posterave, fletëpalosjeve dhe komunikimit direkt, duke synuar rritjen e vetëdijes së udhëtarëve për shenjat dhe simptomat e sëmundjes, dhe inkurajimin që të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë dhe raportimin e historisë së tyre të udhëtimit.

• Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit.

Menaxhmenti i ANP”Adem Jashari” u zotua se do ti përmbush të gjitha rekomandimet dhe kërkesat e IKSHPK dhe OBSH për parandalimin e Pneumonise virale me Coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori