LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut ua hoqi mitrat grave shtatshkurtër, derisa njerëzit homoseksualë dhe fetarë i ka dënuar me vdekje, thotë Koreja e Jugut

Koreja e Veriut ua hoqi mitrat grave shtatshkurtër, derisa njerëzit homoseksualë dhe fetarë i ka dënuar me vdekje, thotë Koreja e Jugut

Koreja e Veriut ekzekutoi një grua shtatzënë gjashtëmuajsh dhe kreu eksperimente njerëzore te njerëzit shtatshkurtër, pretendon një raporti i Koresë së Jugut.

Personat me aftësi të kufizuara gjithashtu janë sterilizuar me forcë nga shtetit dhe qytetarët homoseksualë janë dënuar me vdekje po ashtu edhe njerëzit për besimin e tyre fetar, thuhet në raport.

Më shumë se 500 koreano-veriorë që arritën të largoheshin nga vendi folën për abuzimet e tmerrshme të të drejtave të njeriut midis vitit 2017 dhe 2022, për një raport të gjerë prej 450 faqesh, i cili u publikua nga Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut.


“E drejta e qytetarëve të Koresë së Veriut për jetë duket se kërcënohet shumë”, tha ministria në raport.

“Ekzekutimet kryhen gjerësisht për akte që nuk justifikojnë dënimin me vdekje, duke përfshirë krimet për drogë, blerjen e videove të Koresë së Jugut dhe aktivitetet fetare dhe supersticioze”.

Ata dëgjuan gjithashtu dëshmi të infermierëve që u detyruan të shkruajnë një listë të njerëzve shtatshkurtër në mënyrë që të mund t’iu kryhet ‘histeroktomi’, (heqja e mitrës).

Një grua shtatzënë gjashtë muajsh thuhet se ishte ekzekutuar pas një videoje të saj duke kërcyer dhe tregonte një portret të Kim Jong-un derisa kërcente.

Dhe një grup adoleshentësh dyshohet se u ekzekutuan nga skuadra e pushkatimit pasi kishin shikuar një video nga Koreja e Jugut dhe tymosnin opium.

Raporti detajon gjithashtu Ministrinë e Sigurimeve Shoqërore të Koresë së Veriut që shantazhonin familjet që t’i lejonin të afërmit e tyre të merrnin pjesë në eksperimente njerëzore – duke i kërcënuar se do t’i dërgonin në kampet e burgut.

Objektet e paraburgimit panë vdekje dhe tortura të shpeshta.

Të burgosurat femra gjithashtu trajtoheshin ashpër pasi ishin subjekt i dhunës seksuale dhe punës së detyruar.

Pesë nga 11 kampet e identifikuara nga Koreja e Jugut janë ende në funksion.

Raporti erdhi ndërsa Koreja e Jugut kërkon të nxjerrë në pah dështimin e fqinjit të saj të izoluar për të përmirësuar kushtet e jetesës, ndërsa garon për të rritur arsenalin e saj bërthamor dhe raketor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Amerika
Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Amerika
Kalo në kategori