LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut thotë se jetimët po kryejnë punë vullnetare në miniera

Koreja e Veriut thotë se jetimët po kryejnë punë vullnetare në miniera

Media shtetërore verikoreane ka pretenduar se fëmijët jetimë janë deklaruar vullnetarë për të punuar në fermat dhe minierat shtetërore.

Agjencia e lajmeve të këtij shteti KCNA, ka thënë se qindra fëmijë “me vetëdije dhe kurajo, në kulmin e rinisë së tyre”, kanë vendosur të kryejnë punë për shtetin.

Moshat e tyre nuk janë bërë të ditura mirëpo në fotografi shihet se ata janë adoleshentë.

Grupet për të drejta të njeriut kanë akuzuar Korenë Veriore për kohë të gjatë, duke thënë se detyron fëmijët të punojnë, diçka që autoritetet shtetërore e mohojnë.

Në shkurt të këtij viti, BBC ka raportuar rreth pretendimeve se disa gjenerata të të burgosurve jugkoreanë të luftës janë duke u mbajtur si skllevër të punës në minierat e thëngjillit në Korenë Veriore, në mënyrë që regjimi të sigurojë para për programin e tij të armëve.

Rreth 26 milionë persona besohet se jetojnë në Korenë Veriore, vend i cili udhëhiqet nga një qeveri me kontroll të ashpër në jetët e njerëzve.

Në muajin prill, lideri verikorean Kim Jong-un ka paralajmëruar shtetin e tij që të përgatitet për kohëra të vështira.

Koreja Veriore ka mbyllur kufijtë më 2020 për shkak të pandemisë së coronavirusit, duke ndalur kështu edhe tregtinë me Kinën – shpëtimin e saj ekonomik. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori