LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut kërcënon me shkatërrimin e nëndetëses së amerikane

Koreja e Veriut kërcënon me shkatërrimin e nëndetëses së amerikane

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do ta shkatërrojë nëndetësen bërthamore të SHBA-së, e cila është e vendosur në ujërat e Koresë së Jugut.

“Në momentin që USS Michigan provon për të lëvizur vetëm pak, do të përballet me fatin e tmerrshëm duke u bërë fantazmë nënujore që nuk do të dalë kurrë më në sipërfaqe”, shkruan në websajtin verikorean Urminzokkiri, transmeton Klan Kosova.


“Shtrirja urgjente e nëndetëses bërthamore në ujërat e Gadishullit Korean, me lëvizjen më të vogël është kërcënim për republikën tonë”, thuhet në websajtin korean.