LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut drejt fundit të luftës koreane, çfarë qëndron prapa gjithë kësaj dhe si filloi konflikti?

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut drejt fundit të luftës koreane, çfarë qëndron prapa gjithë kësaj dhe si filloi konflikti?

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, SHBA e Kina, në parim pajtohen që të shpallin fundin e luftës koreane. Kështu të paktën tha presidenti jugkorean Moon Jae-in.

Siç shkruan gazetarja e BBC-së, Laura Bicker, Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut teknikisht janë në luftë prej asaj kohe, duke bërë që gadishulli të ndahet në dy pjesë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë presidenti jugkorean pretendon se bisedimet duhet të fillojnë për shkak të kërkesave të Koresë së Veriut. Lufta e Koresë që zgjati nga 1950 deri më 1953, ndau gadishullin në dy pjesë.


Këmbëngulja e tij për negociata me Korenë e Veriut, Moon është zotuar për një deklaratë formale që i jep fund konfliktit. Por, vëzhguesit konsiderojnë se një gjë e tillë është vështirë të arrihet.

Moon që aktualisht është në një vizitë në Australi, ka folur gjatë një konference të përbashkët për gazetarë në Canberra me kryeministrin australian Scot Morison.

Çfarë po kërkon Koreja e Veriut?

Në shtator Kim Yo-jong, motra e liderit verikorean Kim Jong-un, sinjalizoi se vendi i saj do të mund të ishte i hapur për bisedime, por vetëm nëse SHBA-të heqin dorë nga ajo që Yo-jong e quajti “politikën armiqësore” kundër tyre.

Koreja e Veriut kundërshton praninë e trupave amerikane në Korenë e Jugut, me ushtrime të përbashkëta ushtarake që po i mbajnë çdo vit SHBA-të dhe Koreja e Jugut, si dhe sanksionet që i vënë SHBA-të kundër programit të armatimit të Koresë së Veriut.

Por Shtetet e Bashkuara disa herë kanë përsëritur, që Koreja e Veriut fillimisht duhet të heq dorë nga armët bërthamore para se t’ju hiqen sanksionet.

E Moon të hënën tha se Koreja e Veriut po vazhdon të ketë kërkesa si kusht për bisedime.

“Për këtë nuk po mundemi të ulemi që të diskutojmë për një deklaratë të përbashkët… shpresoj që një gjë e tillë do të fillojë së shpejti”, shtoi ai.

Lideri jugkorean më herët kishte deklaruar se deklarata zyrtare për t’i dhënë fund luftës do të inkurajonte Veriut të heq dorë nga armët bërthamore.

Por Moon së shpejti i përfundon mandati. Ai do të lë postin në mars pas pesë viteve lutje të sinqerta që të vendosë paqen në gadishullin korean.

Megjithatë, Koreja e Veriut mbetet e palëkundur në qëndrim. E duket se ditët e shtrëngimeve të duarve dhe premtimeve mes Pyonyangut dhe Seuliti kanë mbaruar – të paktën për tani.

Tentimi që të arrihet marrëveshje që i jep fund luftës është shpresa e fundit e Moon Jae-in. Por ai po ballafaqohet me sfida të vërteta. Duket sikur Shtetet e Bashkuara nuk janë edhe aq shumë entuziaste sa i përket kësaj ideje.

Administrata e Joe Bidenit më me dëshirë flet për atë dhe natyrisht se nuk dëshiron gjendje luftë në gadishullin e Koresë. Por disa besojnë se marrëveshja do ta shpërblente Kim Jong-un, pa ndonjë garanci si këmbim.

Ekspertët vlerësojnë se marrëveshja shikuar në aspektin politik – është pikë për dhënien e garancive të sigurisë për Korenë e Veriut. Ata që janë kundër thonë që Pyongyang do të mund ta shfrytëzonte këtë duke kërkuar tërheqjen e 28.500 ushtarëve amerikanë nga Koreja e Jugut – duke i dhënë fund stërvitjeve të përbashkëta ushtarake – pra mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

E mediat verikoreane këtë ide e kanë përshkrua si “të hershme”. Ekzistojnë probleme më të mëdha për presidentin Moon.

Koreja e Jugut nuk e ka nënshkruar pajtimin. Kjo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës nuk është ndonjë dhuratë për librat e historisë.

Ai mund të vazhdojë të tentojë që t’i sjellë dy palët në tavolinë, por t’i detyrosh të gjithë të pajtohen për detaje, nga aspekti diplomatik do të ishte ekuivalent me një ngjitje në majën e malit Everest. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori