Eris Rusi
Ndodh që Korçën, qytetin tim të lindjes, ta përjetoj edhe si një qytet i kontradiktave: sa i hapur për të mirëpritur të gjithë ata që kanë dëshirë dhe e ndjejnë magjepsjen e saj kur e shohin nga afër, po aq edhe i mbyllur, ku akoma nuk vijnë të “rejat” e fundit të vendit dhe të botës. E them këtë, pasi lajmi që mbretëria e letërsisë ka rënë, sepse shkenca ka triumfuar mbi të, ngjan sikur ende nuk ka ardhur deri këtu në Korçë. Kjo mandatë, që poezia ka marre fund e që të tjera interesa ka njeriu i sotëm i vendit tonë, ku e ku më të rëndësishme se krijimet poetike, që poezia s’ka më kuptim, e paratë, biznesi, pushteti, janë ato që dominojnë ekzistencën, ende nuk ka zënë vend plotësisht në Korçë, si mund të ketë ndodhur në qytete të tjera.
Nëse duam të jemi fatalistë, por edhe ta marrim me të qeshur kataklizmën e botës, mund të pëlqejmë atëherë Sartrin që thotë: “Bota, mund t’ia dalë shumë mirë pa letërsinë. Por, akoma më shumë mund t’ia dalë shumë mirë pa njerëzit nëpër këmbë!!!”
Ndoshta ky paradoks më bën të mendoj sa i rëndësishëm mund të jetë konteksti gjeografik në formimin letrar të një krijuesi. Nuk ka dyshim që s’është e lehtë, e madje mund të ngjajë e pamundur, që të kërkohet deshifrimi i tekstit nisur vetëm nga rrethanat hapësinore që lidhen me origjinën e shkrimtarit. Por, nuk mund të mohohet që këto koordinata reflektojnë elemente të ndryshme brenda kontekstit krijues të tij. Koha dhe hapësira janë domosdoshmëri që të unifikohet kredoja poetike dhe materiali shpirtëror i çdo poeti, ndaj prirem të mendoj që përqafimi i dëshirës për t’u rigjallëruar nga pikëpamja emocionale dhe estetike, e ka zanafillën e vet tek simbolika e dijes: Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë mund të jetë preteksti më i mirë historik që ky qytet të mos neglizhojë asnjëherë vëmendjen ndaj gjithçkaje që lidhet me tekstin e shkruar.
Por, jo vetëm kaq, pasi kërkimi i pasurisë shpirtërore e ka një hulumtues nga më të mirët dhe të përkushtuarit, Thimi Mitkon, i cili arrinte të shihte te folklori shpërfaqjen e një universi vlerash që lidheshin me identitetin e kombit.
Nëse flasim me gjuhën e shkencës, toka do jetë gjithmonë në rrugëtim rreth diellit, në pritje të marrë prej tij ngrohtësinë dhe dritën, ndërsa njerëzit dhe kombet do të presin gjithmonë nga poetët ngrohtësinë e fjalës së tyre, zjarrin e shpirtit që t’i ngrohë dhe t’iu ndriçojë ekzistencat. E kështu nga ata krijues korçarë që në kohë të ndryshme kanë arritur të pohojnë unicitetin e shpirtit të tyre poetik, duke fituar vëmendje dhe lexues përtej kornizës së Korçës, mund të përmend Dritëro Agollin dhe Koci Petritin, Petraq Zoton dhe Vangjush Zikon, Skender Rusin, Natasha Lakon, Sotir Andonin, Ali Bregun, Ilir Belliun. Por, pa dyshim edhe poetët Rakela Yzeiri, Artur Balli, Entela Safeti, Mimoza Marko, Klito Fundo, Ylber Merdani, Kristaq Turtulli, Arjan Kallço, Gerta Bandilli, Agron Elezi, Theodhoraq Ciko, Kozeta Zavalani, Ziko Kapurani e shumë të tjerë, si dhe krijues të rinj që kërkojnë me çdo kusht të shtrijnë përmasat e përfytyrimit të tyre tek lexuesi më i afërt.
Elementët e poezisë që gjejnë vend te këta autorë, shkojnë përkrah me muzikalitetin e serenatës që ka qenë karakteristike për Korçën; dëshira për t’i kënduar dashurisë, ka qenë një nevojë e përhershme e njeriut dhe Korça ka mbrujtur këtë pasion edhe në ndërgjegjen letrare të krijuesve në kohë.
Një qytet i vogël i brishtë, i përkundur brenda një shpirti i cili kufizohet nga muzika dhe nga poezia. Tingëllon bukur dhe ndodh shpesh që të jetë kështu. Në funksion të kësaj ideje, Korça sot e ka një hapësirë fizike të emërtuar “Lëndina e poetëve”, ku çdo vit në organizimin e aktivitetit “Netët korçare të poezisë”, një poet i përzgjedhur mbjell një pemë të vogël e cila i bashkëngjitet pemëve të viteve të mëparshme. Tekefundit, edhe kjo është e veçanta e Korçës që fton rregullisht poetë nga brenda dhe nga jashtë Shqipërisë, njerëz të kulturuar, intelektualë, krijues me një shpirt që ngroh lexuesit edhe shijuesit e krijimtarisë së tyre.
Korça e ka pasur traditë të shndërrohet në rolin e mikpritësit, sepse fjala poetike është e çmuar për sa kohë që poezia lind nga shpirtra që shohin atje ku jo të gjithë kanë mundësi të depërtojnë. Është fakt se secili poet pavarësisht kohës, vendit apo origjinës, ka sjellë në këto vite në Korçë diçka të papërsëritshme, shpirtërore dhe poetike, që ne e çmojmë dhe e zotërojmë si dhuratë të vyer.
Për këtë arsye, por edhe për shumë të tjera, Korça poetike sfidon përgjumjen shpirtërore që zë përherë e më tepër vend në përditshmërinë tonë, por edhe pagjumësinë, njerëzit që natën presin të ndjejnë misterin dhe hyjnoren, që iu përzjehet me lodhjen e ditës së lënë pas, e me ëndrrat që presin të marrin jetë. Lajmet nuk duan ende të vijnë mbi fatin tragjik të poezisë në këtë qytet, sa mirë. Poetët krijojnë, e ata njerëz që ende besojnë tek hyjnorja intime e shpirtit të tyre, lexojnë dhe e veshin ekzistencën me poezi.
(Autori është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e re” në Korçë)
***
KORÇËS NJË FJALË DASHURIE
Poezi nga: Skënder Rusi
Jetoj në një qytet në formë zemre,
Ku kitarat netëve marrohen!
Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin,
Dhe vajzave ju pëlqen të ngacmohen!
Jetoj në një qytet që dremit,
Dhe zgjohet mbi supin e një mali.
Ku dielli para se të nisë udhëtimin,
Çlodhet pak mbi sup të një ushtari !
Jetoj në një qytet që më deh,
Jo me vodkë, por me dashuri!
Ku çdo grua, në sy, nuk të sheh,
Po të ndjek me sy, kur s’sheh ti!
Jetoj në një qytet që m’i fal,
Të gjitha marrëzitë që kam bërë!
E ç’ta fsheh, edhe unë jam mëkatar,
Ndaj dhe falem siç falen të tërë!
Jetoj në një qytet që e dua,
Brenda zemrës së tij kristal!
Dhe druhem, a do arrij dot,
Që famë, nga fama ime t’i fal!
Jetoj në një qytet ku nesër
do të kem,
Patjetër emrin e një rruge!
Po të më pyesni kë do zgjedh,
do t’ju tregoja atë,
Që në vend të gurëve
është e shtruar me puthje!
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist