Bardh Frangu
Libri i Agron Shalës për Korçën është një udhërrëfyes i shkëlqyeshëm për këtë qytet që personifikon bukurinë dhe krenarinë shqiptare, përkatësisht djepin e trashëgimisë sonë kulturore. Libri është konceptuar si reportazh, por ngërthen në vete udhëpërshkrimin, kronikën dhe dokumentaren, të cilat ndikojnë që në tërësinë e vet libri të jetë një panoramë e bukur dhe shumë domethënëse për këtë qytet, duke përfshirë edhe rrethinën e tij, e cila është karakteristike për faktin se i jep dhe i merr qytetit.
Libri i Shalës për Korçën është ndërtuar nëpërmjet një rrëfimi dinamik me elemente dramatike dhe një gjuhe të pasur që e bën shumë të pëlqyeshëm leximin e tij edhe në kuptimin estetik, edhe në kuptimin njohës. Në kuptimin njohës, lexuesi do të habitet me këtë galeri kaq të pasur personazhesh nga e kaluara dhe nga e sotmja, për të cilat autori shprehet se ka pasur fatin të shoqërohet me ikona lëvizëse të këtij qyteti.
Libri fillon me gojëdhënat, të cilat pastaj mbështeten në hulumtimet e shumë autorëve (tanët dhe të huaj), për të vazhduar me trashëgiminë materiale, e cila ruhet brenda dhe në rrethinë të Korçës. Duke iu referuar të kaluarës së këtij qyteti simbol të dijes dhe kulturës sonë, autori heton të gjitha pasojat e prerjeve të vrazhda kulturore që ka përjetuar Korça, përkatësisht kombi ynë.
Sigurisht që një dimension i rëndësishëm që reflekton edhe sot mbi qenien tonë është raporti ndërmjet neve (Veriut) dhe atyre (Jugut), i cili shpërfaq keqkuptimet tona si pasojë e po këtyre prerjeve kulturore. Po autori, i vëmendshëm për këto, sjell mjaft referenca për vlerat tona të përbashkëta, të cilat hapin shtigje të bollshme për tejkalimin e tyre.
Libri i Shalës jo vetëm që përbën një udhërrëfyes për ata që duan ta njohin këtë qytet, por edhe për korçarët është një material kaq i nevojshëm për ta njohur pasurinë shpirtërore të këtij qyteti ku, siç do të shprehet Jonela, dita-ditës të bukurës po i zë vendin e shëmtuara.
Vërtet zor është të gjesh një libër të tillë, të tipit reportazh, të mbushur me kaq shumë të dhëna dhe të shkruar me kaq mjeshtri dhe pasion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Bokaçio në skenë
Komiti shqiptar në arrati, në një shpellë me një ujk: Kur e vranë ujkun, humbi shpresa!
Pablo Neruda dhe poezia e tij e “shkruar me gjak dhe errësirë”
Natyra!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025