Është koha e mbjelljes së tulipanëve, zymbylave dhe narcisëve.

Vjeshta është koha e duhur që të mendoni për dukjen e tarracës apo të kopshtit në pranverën e ardhshme, sepse pikërisht tani duhet të përgatisni mbjelljen e luleve me qepujka.


Tulipanët, zymbylat, narcisët dhe bimët e tjera të ngjashme mund t’i mbillni në saksi veç e veç apo bashkë me të tjerat siç janë anemonat vjeshtore, bimët për erëza rezistuese ndaj ngricës dhe barin zbukurues, transmeton Telegrafi.

172065 shutterstock 1154161921 ls

Derisa lulet me qepujka sapo duhet të fillojnë ciklin e vet, shumica e luleve pikërisht tani këndojnë këngën e tyre “Kënga e lejlekut” dhe tarracën vjeshtore e ngjyrosin me nuancat më të ngroha siç janë ciklamina, krizantema, erika, skimia...

Shoqërinë e hareshme të cilën e bëjnë erika, ciklamini, lakra zbukuruese, geraniumi, për të gjithë janë lloje të preferuara, të cilat në fund të verës tarracën e zbukurojnë.

Edhe pse i do rrezet e diellit dhe lagështinë, lakra zbukuruese nuk do t’ju zhgënjejë edhe kur të është ftohtë, sepse ajo është ndër bimët më rezistuese të kopshtit.

Shfrytëzoni rrezet e vlefshme të diellit vjeshtor që të ekspozoni lulet në formën e paraventit të larmishëm!

rtztrztr

Një ndër lulet më të bukura njëvjeçare është verbena, lulet e së cilës mund të jenë të bardha, të kuqe, të kaltra dhe të portokallta.

Llojet ngjitëse të verbenës do të zbukurojnë tarracën në stinën e vjeshtës. Aranzhim interesant në ballkon do të keni nëse kombinoni lule të larme në saksi nga thuprat apo teneqja.

Me ngjyrë të bujshme skimia japoneze do t’ju sjellë frymën e Lindjes në ballkonin apo tarracën tuaj – bimën në formë drize jogjetherënëse e karakterizojnë kokrrat e kuqe apo të bardha. /Telegrafi/

Autumn colour