LAJMI I FUNDIT:

Koordinatori Hoti viziton Pejën e Deçanin

Koordinatori Hoti viziton Pejën e Deçanin

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot vizitoi Komunën e Pejës, ku u takua me Drejtorin Komunal të Arsimit në këtë komunë, Besim Avdimetaj.

Me këtë rast, Hoti u shpreh shumë i kënaqur me zbatimin e Programit Nacional për Rininë në Komunën e Pejës si dhe e falënderoi për angazhimin e tij në gjithë procesin duke theksuar se Avdimedaj ka qenë shtylla kryesore e zbatimit të suksesshëm të Programit.


“Komuna e Pejës ka qenë ndër më të suksesshmet në të gjitha nivelet e garës dhe kjo është për t’u admiruar. Sigurisht i gjithë ky organizim do të ishte i pamundur pa angazhimin e drejtorisë së arsimit, stafit, mësimdhënësve, prindërve e nxënësve. Në të gjitha anët e Kosovës po shohim shpërthimin e talentëve dhe kjo është ajo çka realisht duhet të shohim.

​Ne tashmë jemi duke u përgatitur për fazat tjera të garës dhe sigurisht edhe për dhënien e shpërblimeve të cilat janë duke u dhënë.

E Avdimetaj tha se e mbështet fuqishëm projektin duke dhënë sugjerimet e nevojshme që në të ardhmen projekti të mbështetet edhe më shumë në nivelin shkollor e komunal sidomos në aspektin financiar.

Edhe në Deçan Koordinatori Hoti tha se kjo komunë ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm për organizimet e garave. Aty Hoti tha se ky vend ka dhënë shumë për arsimin duke treguar se nxënësi është në qendër të vëmendjes të pushtetit lokal.

Edhe Drejtori Komunal i Arsimit në këtë komunë, Bekim Vishaj, theksoi mbështetjen për Programin Nacional për Rininë.

“Puna e koordinatorit ka qenë shumë e madhe dhe e shkëlqyeshme. Ne e përkrahim projektin pasi që për herë të parë u organizua një garë që ka pasur gjithëpërfshirës. Vet maturantët kanë thënë që Gara Nacionale e Diturisë i ka ndihmuar në largimin e stresit dhe në përgatitjet për testin e maturës. Këtë vit kemi filluar garat në sport dhe në kreativitet do të fillojmë së shpejti, mirëpo kemi nevojë për mbështetje financiare”, tha Vishaj.

Në takim morën pjesë edhe zyrtarët e lartë të arsimit Ramiz Bajramaj dhe Zeqë Malaj të cilët po ashtu kontribuuan me sugjerimet e tyre në takim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori