LAJMI I FUNDIT:

Konzullov bëhet pishman, nuk do porosisë figaro flokësh për të punësuarat në Komunë

Konzullov bëhet pishman, nuk do porosisë figaro flokësh për të punësuarat në Komunë

Kryetari i Komunës së Radovishit nuk do të porosis figaro për 45 të punësuarit në Komunë, edhe pse disa ditë më herët kishte hapur tender për të blerë zbukuruese për flokët, si dhuratë për të punësuarat për 8 mars, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gerasim Konzullov para disa ditëve ka dashur që të ju bëjë befasi të punësuareve femra në Komunë duke ju porositur ”figaro” për flokë si dhuratë për 8 mars por presioni mediatik dhe i qytetarëve e ka bërë pishman.


I njejti nuk ka dashur të komentojë këtë nismë.

Qytetarët janë revoltuar se pse me para publike tentohet të blihet dhurata për të punësuarit. /Telegrafi/