LAJMI I FUNDIT:

Kontrolli i cili fëmijës suaj mund t’ia shpëtojë jetën, mund të jetë edhe i rrezikshëm për shëndetin e tij

Kontrolli i cili fëmijës suaj mund t’ia shpëtojë jetën, mund të jetë edhe i rrezikshëm për shëndetin e tij

Një hulumtim i ri ka shkaktuar frikë te shumë prindër.

Në të vërtetë, fëmijët të cilët i janë nënshtruar skanimit CT kanë më shumë shanse që të sëmuren nga kanceri i trurit, ndërkaq frika është edhe më e madhe kohëve të fundit për shkak të rrezikut të madh nga rrezatimi për shëndetin e njerëzve.


Hulumtuesit nga Danimarka kanë zbuluar që përqindja e të sëmurëve nga kanceri është më e madhe te njerëzit të cilët i janë nënshtruar skanerëve, transmeton Telegrafi.

Një numër i madh mjekësh përdor skanerët CT, sepse ata sigurojnë pamjen më të qartë se sa skanerët X. Ata kanë arritur deri te rezultatet që shkalla e shfaqjes së kancerit është 1.5 herë më e madhe te fëmijët të cilët kanë pasur një apo më shumë kontrolle me skaner CT.

Këto hulumtime nuk e kanë treguar lidhjen midis leukemisë dhe skanerit, ndonëse dyshimi ekziston.

Hulumtimi i vitit 2012 ka treguar që skanerët CT në fëmijëri rrisin shanset për kancer në tru apo leucemi deri në tri herë. Shkaktari i kësaj është ajo që fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj rrezatimeve sesa të rriturit dhe ato shkaktojnë mutacione malinje te ta.

Ndodh që edhe fëmijët të jenë të ekspozuar ndaj shkallës më të madhe të rrezatimit se sa është e domosdoshme, sepse skanerët nuk janë të programuar mirë.

Rezultatet e këtij hulumtimi duhet të merren parasysh me kujdes, ndërsa personeli mjekësor i cili kryen këtë kontroll patjetër duhet të verifikojë a është skaneri i programuar ashtu siç duhet në mënyrë që fëmija të mos i ekspozohet shkallës më të lartë të rrezatimit sesa është e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori