LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle të makinave të transportit publik në rajonin e Pollogut, policia zbulon parregullsi

Kontrolle të makinave të transportit publik në rajonin e Pollogut, policia zbulon parregullsi

Gjatë kontrollit të fundit të policisë së trafikut, në rajonin e Pollogut janë gjetur gjashtë autobusë dhe furgon që teknikisht nuk ishin në rregull, të cilët kanë kryer transport publik.

Sipas SPB Tetovë, dje në rajonin Tetovë-Gostivar ishte zbatuar edhe një nga kontrollet e planifikuara të automjeteve, kryesisht autobusë dhe furgonë.

“Me kontrollin gjithsej ishin përfshirë 14 automjete (3 makina në Tetovë dhe 11 makina në Gostivar). Tek gjashtë nga to janë hasur parregullsi teknike (1 në Tetovë dhe 5 në Gostivar). Pesë automjete kishin frenat jo në rregull (1 në Tetovë dhe 4 në Gostivar), përderisa një pajisje teknikisht nuk ishte në rregull për vozitje. Automjeteve të cilat nuk ishin në rregull teknikisht iu janë shqiptuar gjoba në para dhe menjëherë janë larguar nga komunikacioni”, theksojnë nga SPB Tetovë.


Në rajonin e Tetovës, janë kontrolluar edhe tri motoçikleta, me çka janë konfirmuar po aq shkelje. Njërin e ka menaxhuar një person pa leje për vozitje, një me regjistrim të skaduar, ndërsa njëri nuk ka shfrytëzuar helmetë mbrojtëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori