Igor Girkin, ultra-nacionalisti rus që përkrah luftën në Ukrainë, por edhe kritikon Vladimir Putinin, thuhet se është arrestuar.

Girkin ishte një nga tre ushtarët e dënuar të një ushtrie separatiste pro-ruse e cila ishte shkaktare e vdekjes së 298 pasagjerëve të fluturimit MH17 të Malaysian Airlines që u rrëzua në vitin 2014 në Ukrainë.


Duke shkruar në Telegram, gruaja e Girkinit, Miroslava Reginskaya, tha se hetuesit rusë kishin hyrë me dhunë në shtëpinë e tyre dhe e kanë nxjerrin burrin e saj "për krahë ndërsa e kanë dërguar në drejtim të panjohur".

Reginskaya pohoi gjithashtu se ai ishte akuzuar për ekstremizëm, raporton skynews.

I njohur gjithashtu si Igor Strelkov, Girkin ishte i përfshirë në aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Ai ka kontribuar së fundmi në organizimin e një milicie në lindje të shtetit ukrainas.

Në fillim të këtij viti, Girkin njoftoi se po hynte në politikë dhe që atëherë ka qenë gjithnjë e më kritik ndaj Putinit dhe ministrit të mbrojtjes, Sergey Shoigu.

Ai ka kritikuar mënyrën se si Moska po vepron brenda Ukrainës, duke e quajtur shpesh atë "të paaftë".

Ndryshe, autoritetet ruse ende nuk e kanë pohuar dhe mohuar arrestimin. /Telegrafi/