Ky stil është ideal për të theksuar siluetën dhe loja artistike që zhvillohet mes dy ngjyrave të siluetës jep një dinamikë interesante

Sezoni i ri na sjell disa sugjerime interesante pranverore.


Është e rëndësishme të zgjidhni sa më shumë ngjyra të ndryshme, sepse ky stil është krijuar për ata që duan të theksojnë stilin vetjak, transmeton Telegrafi.

10a95dac12655ea78eece9ced624d7519

E gjelbra dhe vjollca janë ngjyrat që krijojnë një kontrast të mrekullueshëm, sidomos në lojën plot stil të veshjeve.

2e63fcc3d50a9b66dcd6a5c2e7

Lojëra vizuale japin edhe aksesorët e modës me ngjyra të tjera, si shembull portokallia e këndshme.

394f891f129f6

Paleta e rozës së ndezur dhe e gjelbrës mbresëlënëse sjell një format të ri vizual për ngjarje të veçanta.

436f5a29aca360a2e6d60986d

Bëhuni gati për një pranverë me diell dhe krijoni një gardërobë me ngjyra më të forta.

5aabca5a4fff394c1213b9

Ngjyrës së kuqe po i konkurron jeshilja e fuqishme - kjo është një veshje e mrekullueshme për ato që duan të jenë pjesë e një skene tërheqëse të stilit të rrugës.

6b731e6e

Kostumi nuk ka qenë kurrë kaq argëtues, thelbi është te tonet e buta.

72d6bd3770a512301492f8805

Për ‘party’, vajzat dinë të kompozojnë stile të frymëzuara nga vitet nëntëdhjetë.

/Telegrafi/