Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe një kandidat i pavarur për kryetar komune, kanë parashtruar ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në komunat e caktuara, konfirmojnë zyrtarët e këtij Paneli.
Mul Desku, kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka thënë se deri në përfundim të afatit për ankesa, i cili ka skaduar të enjten në orën 15, janë paraqitur gjithsej shtatë ankesa.
“Deri më tani, në PZAP janë dorëzuar gjithsej shtatë ankesa që kanë të bëjnë me balotazhin, pas publikimit të rezultateve përfundimtare që i ka publikuar dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Lidhja Demokratike e Kosovës i ka paraqitur tri ankesa, një për Dragash, një për Kamenicë dhe një për Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur tri ankesa gjithashtu, një për Rahovec, një për Klinë dhe një për Prizren. Një kandidat i pavarur nga Komuna e Shtimes, Fatmir Rashiti, ka paraqitur një ankesë lidhur me pretendimet që ai mendon se ka pasur parregullsi në balotazh”, ka thënë Desku.
Ankesat e këtyre dy subjekteve politike dhe kandidatit të pavarur nga Shtimja, kanë ardhur pas shpalljes së rezultateve të rrethit të dytë për zgjedhjen e kryetarëve të 19 komunave, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se përveç ankesave në PZAP për Komunën e Dragashit, Kamenicës dhe Prishtinë, kjo parti i është drejtuar Gjykatës Supreme me kërkesën që të mos përsëritet votimi për kryetar të Komunës së Istogut.
Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të ardhura me postë, kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova kishte humbur kryesimin, çka kishte sjellë përmbysjen e rezultatit, duke e vënë Gani Dreshajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës fitues në Istog.
Pas këtij zhvillimi, LDK i ishte drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ky organ, e kishte pranuar ankesën e LDK-së, por nuk kishte kërkuar anulimin e votave me postë, por kishte vendosur që Istogu të shkonte sërish në votim për kryetarin e komunës.
Nisur nga këto zhvillime, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se tani ky subjekt politik do t’i drejtohet Gjykatës Supreme, nga e cila do të kërkojë që të mos shkohet në rivotim, por që kandidati i LDK-së të shpallet fitues.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se Haki Rugova ka fituar në Istog, por se sipas tij, fitorja e tij po kontestohet me vota të kontestuara që kanë ardhur nga Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Austria, në favor të kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që sipas tij, nuk janë vota të diasporës.
“Këto vota, ne kemi konstatuar se nuk janë vota të diasporës, ashtu siç është shprehur kundërkandidati i zotit Rugova, sepse diasporën tonë shqiptare nuk e përbëjnë serbët, malazezët edhe boshnjakët. Por, ne e dimë se ku janë qytetarët, bashkatdhetarët tanë, të shtrirë në vendet e Bashkimit Evropian”, ka theksuar Mustafa.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, në një konferencë për media, ka theksuar se subjekti i tij politik posedon dhe i ka prezantuar shumë fakte dhe prova, të cilat, siç ka thënë, dëshmojnë se është deformuar vullneti i qytetarëve në Komunën e Prizrenit.
“Ne do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore. Jemi brenda afateve kohore për t’i denoncuar ato përsëri, me mjete juridike, siç do ta bëjmë edhe sot, pran PZAP-së dhe do t’i shtjerrim të gjitha rrugët ligjore, në mënyrë që ta mbrojmë vullnetin e qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë Stavileci.
Ai ka shtuar se gjatë procesit zgjedhor, ka pasur raste të shumta të parregullsive, të veprimeve manipuluese dhe abuzive, duke përfshirë, sipas tij, shantazhet, kërcënimet, sulmet ndaj organeve dhe zyrtarëve shtetërorë, si dhe është përdorur fenomeni i njohur si ‘treni bullgar’ nga Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, në Komunën e Prizrenit, fitues ka dalë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, përballë kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj.
Sidoqoftë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur se prej momentit të mbylljes së afatit për dorëzim të ankesave, brenda 72 orëve do të marrë vendimin lidhur me ankesat e parashtruara nga subjektet politike dhe kandidati i pavarur. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?