LAJMI I FUNDIT:

Konkurs për bursa për studentë të Maqedonisë që studiojnë në universitetet e listës së Shangait

Konkurs për bursa për studentë të Maqedonisë që studiojnë në universitetet e listës së Shangait

Është shpallur konkurs për bursa për studentë të regjistruar në universitetet që janë të përfshirë në listën e rangimit të Shangait, për vitin akademik 2018/2019.

Konkursi vlen për ciklin e parë, të dytë e të dretë të studimeve, në njërin nga dhjetë universitetet e para të rangaura në të gjitha sferat.

Gjithashtu, konkursi vlen për studentë të regjistruar në njërin nga 100 universitetet më të mira në sferën e shkencave teknike, arkitekturë, ndërtimtari, matematikë, të drejtë ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi e gjenetikë.


Kandidatët duhet të mos jenë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër, të kenë dëshmi për njohje të gjuhës në të cilën ndjek studimet, të kenë notën mesatare 8,5 e më lartë.

Kandidatët janë të obliguar që pas përfundimit të studimeve, të kthehen në Maqedoni dhe të punojnë për një periudhë dyfish më të gjatë se studimet.

Shuma e përgjithshme më e lartë për një bursë është deri 40 mijë dollarë amerikan. Afati i aplikimit është deri më 31 gusht 2018./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori