LAJMI I FUNDIT:

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Aksionet e ofruesit francez të satelitëve Eutelsat u trefishuan në vlerë gjatë dy ditëve të fundit mes shqetësimeve se qasja e Ukrainës në Starlink mund të jetë nën kërcënim.

Aksionet e Eutelsat në bursën e Parisit u rritën me 68% të hënën përpara se të “hidheshin” me 123% të tjera mëngjesin tjetër në 4.77 dollarë.

Çmimet ranë në 3,79 dollarë në mbylljen e tregut të martën.


“Kapërcimi” vjen pasi SHBA-ja pezulloi ndihmën për Ukrainën të hënën, duke shkaktuar frikën e ndërprerjeve të aftësive si mbrojtja ajrore e avancuar amerikane dhe aksesi në internet në fushën e betejës.

Starlink, në pronësi të SpaceX të Elon Musk, ka qenë një ofrues jetik interneti për ushtrinë e Ukrainës dhe humbja e shërbimeve të saj do të ishte një goditje e rëndë për komunikimet e Kievit dhe operacionet me dron.

Në një deklaratë për Business Insider, një zëdhënës i Eutelsat tha se kompania “ofron të njëjtat aftësi si Starlink për sa i përket mbulimit dhe vonesave” në Evropë. /Telegrafi/