Konkurrenca jolojale nga dhjetëra prodhues të pacertifikuar është njëri nga problemet kryesore me të cilin ballafaqohen bizneset në fushën e ndërtimit në Kosovë.
Muhamer Jusufi, drejtor i kompanisë “Renova”, e cila prodhon materiale për suvatim, fasada dhe materiale të tjera ndërtimore, kërkon nga shteti që të themelojë një institucion që bën certifikimin e materialeve ndërtimore, sepse vetëm në këtë mënyrë pastrohet tregu nga konkurrenca jolojale dhe mallrat e patestuara, të cilat e dëmtojnë konsumatorin.
“Konkurrenca jolojale bën tri dëme: Pengon ekonominë e drejtë e cila punon paguan kontribute; i bën dëm tregut; dhe e treta i bën dëm konsumatorit, sepse konsumatori nuk e di që kur e blen një artikull do ta paguajë shumë më shtrenjtë sepse nuk është i rregullt. Unë nuk kërkoj të bëj asgjë shteti, por vetëm të na lejojë të punojmë lirshëm, ta eliminojë konkurrencën jolojale, të punojmë sipas rregullave, sipas standardeve që i kërkon Bashkimi Evropian, sepse vetëm në atë formë mund të na ndihmojë neve dhe ne ta ndihmojmë shtetin që të ecë ekonomikisht përpara”, thotë Jusufi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”.
Si sfidë tjetër për bizneset kosovare, ai përmend vonesën e shqyrtimit të lëndëve të bizneseve nëpër gjyqe, që zvarrit me vjet mbledhjen e borxheve. “Problem tjetër i madh është sistemi juridik, që pamundëson inkasimin e mjeteve. Mund të ju them se ne kemi borxhlinj nga viti 2002, kemi lëndë të fituara nga viti 2004 në gjyq dhe asnjëherë nuk janë ekzekutuar. Paramendojeni pas 10 viteve, paraqitet gjyqtari dhe thotë: ‘A mundeni me ma gjet adresën e tij, për me ia marr paret”! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Kosova shënon për herë të parë Ditën botërore të inxhinierëve, premtohen kushte më të mira

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës