LAJMI I FUNDIT:

​Konjufca zotohet për fuqizimin e mërgatës

​Konjufca zotohet për fuqizimin e mërgatës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca ka takuar sot stafin e ish-Ministrisë së Diasporës e cila tashmë është pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Në takimin me drejtorë të departamenteve dhe udhëheqësve të divizioneve, ministri Konjufca ka pranuar raportet dhe rekomandimet nga zëvendësuesi i sekretarit të përgjithshëm Ragip Zejnullahu.

Duke i falënderuar për punën e bërë, ministri Konjufca ka thënë se fuqizimi i të drejtave politike dhe sociale të diasporës është një plan primar i MPJD-së.


Konjufca i cili ka qenë i angazhuar edhe në debatet për përpilimin e Ligjit për Diasporën, ka theksuar se në qeverinë Kurti, diaspora do të marrë vendin e merituar.

Ministri Konjufca bashkë me stafin, diskutuan edhe për hapat rreth rikonstruktimit administrative të shërbyesve civilë.

Konjufca theksoi se rikonstruktimi do të bëhet në hapa të shpejtë dhe të sigurt, dhe se për një kohë të shkurtë MPJD do ta ketë të qartësuar organogramin dhe planin vjetor të menaxhimit.

Pas takimit zyrtar, ministri Konjufca ka takuar veç e veç zyrtarët e ministrisë, duke u njoftuar për punën që ata bëjnë.